Poezi

Kultura

Poezi

Nga: Nezafete Jakupi Më: 18 gusht 2022 Në ora: 14:09
Nezafete Jakupi

Fjalët me të cilat ndërtohesh

Janë porsi petale trëndafilash

Si nota të bukura

Në këngë bilbilash

Porosia jote

Shpërndahet porsi një polem

Ku poeti dehet

E në ty shkrin edhe shpirtin e vet

Kur rreth teje mblidhen

Pa dallim moshe a gjinie

Ti merr formën e bukur

Formë poezie

Je buqetë ndjenjash

Gjithmonë jepesh dhuratë

Çdo fjalë në ty që shkruhet

Për dikë është uratë

Ti që bartë në vete

Miliona porosi

Emri yt

S'kishte me qenë më i bukur

Po të mos të quanin

Poezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat