Një e fshehtë pak e “sikletshme”

Kultura

Një e fshehtë pak e “sikletshme”

Më: 18 gusht 2022 Në ora: 14:42
Foto ilustrim

Ç'do lexoni në këtë tregim, do hasni vetëm të vërteta. Ia kam kushtuar tregimin timvëllai,jo se është imvëlla,po vetëm për faktin shumë domethënës: ai është protagonist i kësaj të fshehte e cila u mor vesh,plot pas gjashtëdhjetë vjetësh.


Qazim Hysi,vëllai im,i madh ka punuar shofer përmbi dyzet vjet në NSHN -Fier apo ndërmarrje e ndërtimit dhe ka qenë njeri-model:në punë,në sjellje, në shoqëri dhe,mbi të gjitha, një familjar i mirë.Thotë diku ÇEHOVI:"Njeriu duhet të ketë sjellje të mirë,fytyrë të mirë,por dhe veshje të mirë". Dhe më duket,sikur këto fjalë,shkrmtari i madh RUS,sikur i ka thënë dhe për timvëlla. Se jo vetëm ka qenë me këto karakteristika kur punonte,por i tillë është dhe sot që është 82-vjeçar. Për ta bërë pak më të përafërt,portretin fizik dhe moral të tij,po u them lexuesëve se FIERAKËT që na njihnin që të dy, më thoshin:- Profesori është Qazimi,shoferi je ti! Dhe kanë qenë shumë të saktë:ashtu është dhe sot e kësaj dite që është dy-vjeç më i madh se sa unë. Pra,parë me këtë sy,ne jemi dhe shokë,edhe vëllezër. Po të shihje"Saurelin" e timvëllai,kabina të dukej se qe si një dhomëpritjeje. Sado shofer,këpucët i mbante të llustruar dhe,sado përdorej makina për lëndë ndërtimi,vetëtinte nga pastërtia. Nëse u zgjata paksa,me portretin e timvëllai, e bëj enkas se ka lidhje edhe me tregimin që do lexoni.

* * *
Ka ndodhur mesviteve '60-të të shekullit tjetër që edhe në FIER ku banonte im vëlla, në kuadrin e luftës së klasave,"vranë në gjumë" një çift të dashuruarish. Çifti jo vetëm qenë të dashuruar,por sapo kishin ndarë ftesat e dasmës. Dhëndrri(kështu po e quaj këtej e tutje) qe një mësues shembullor dhe u dashurua me kolegen e tij,kur punonin në të njëjtën shkollë,në një fshat të largët nga qyteti.Në këtë shkollë,"Dhëndrri" qe drejtor shkolle dhe,pse shkolla ku drejtonte ai, bëri një hop cilësor,erdhi dhe shpërblimi për drejtorin: e emëruan SHEF TË KABINETIT METODIK të FIERIT. Kush më shumë se ai e meritonte? Tani që erdhi dhe në qytett, nuk mbeti më,por caktuan dhe ditën e dasmës. U shpërndanë ftesat(një javë para) dhe në të dy shtëpitë ndihej atmosfera e gëzimit. Por kot nuk thuhet në UNGJILL:"Mos u gëzo,o i gëzuar!...". Por,pikërisht, në kulmin e këtij gëzimi, në familjen e Dhëndërrit,para se të vinte Nusja,mbrriti mandata:"Nusja është bijë e një armiku dhe,nëse nuk e lë, prit pasojat!!!".Nuk kish trishtim më të madh: o lër nusen,ose lamtumirë zyrës dhe jo vetëm kaq. Por DHËNDËRRI nuk qe vetëm mësues shembullor,por dhe një njeri me dinjitet. Bëri dasmën,pa pyetur fare për pasojat.
* * *
Atë ditë që Nusja do shkonte tek DHËNDRRi (gjithmonë do t'ishkruaj me gërmë të madhe,se e meritojnë),partia me"syrinvigjelent" ashtu si ajo"Shpatarja e verbër" në filmin homonim,urdhëron që me polici tek dera,të dëbohet famijarisht nga FIERI,familja e Nuses që presupozohej si armike. Për të transferuar plaçkat e"armikut të klasës",N.DH. ishte caktuar makina e timvëllai. E ndieja veten,- më tregonte ai,- sikur dhe unë të isha fajtor për gjëmën që po i gjente. Dhimbja e timvëllai qe edhe më e ndjeshme,se i njjihte si familjen që po e pësonte dhe,ca më tepër,atë të DHËNDËRRIT. I ngarkoi plaçkat dhe në kabinë hipën familjarët N... me të shoqen dhe nëna e tyre apo gjyshja e Nuses. Rruga qe e gjatë:nga FIERI e deri në KARDHIKAQ të DELVINËS ku do ngulej familja e të dëbuarit. Sado rruga e gjatë,asnjë fjalë nuk këmbeva me ta dhe,ata tërë rrugës,flisnin vetëm greqisht dhe unë s'merrja vesh asnjë fjalë.Mbaj mend që në një kthesë të fortë,gjyshja e ngriti tonin e të folurit dhe vetëm pashë të birin,t'i vinte duarët si për ta qetësuar. Kur zbritëm në fshat,- tregon im vëlla,- u çudita.Burra e gra kishin dalë për ta pritur bashkëfshatarin e tyre dhe,sa e hap e mbyll sytë, sidomos gratë me litar e tërkuza e ngarkuan plaçkat dhe unë,u dhashë dorën dhe u largova me një trishtim në shpirt.
* * *
Pas 60- vjetësh,pra një muaj më para,tim vëllai i bie një zile celulari. E ngriti celularin dhe ajo që bënte zile,qe ajo"NUSJA" që vranë në gjumë. NUSJA tani është bërë gjyshe dhe me dy fëmijët e rritur,jeton në ANGLI.DHËNDËRII apo bashkëshorti i saj që nuk ia bëri syri"tërr" nga presini partiak, ka disa vite që është ndarë nga jeta. Dola,- tregoi im vëlla,- dhe,pothuajse,u çmallëm se kishim vite pa u parë.
Më thotë ajo:- Ty të caktuan atherë për të hequr plaçkat e prindërve të mi.
Po,- i thashë.
-A të kujtohet ndonjë bisedë në atë rrugë të gjatë?
-Të them,të drejtën, ata flisnin me njëri-tjetrin greqisht dhe asnjë fjalë nuk mora vesh.
Shiko,- më tha,- e di pse të kam thirrur? GJyshja ime kish vendosur që të bënëte vetvrasje dhe kish thënë babait tim:-Do t'i hidhem shoferit në kokë dhe le të bëhemi copa! Babai e kish ndaluar... Nuk mund që të ta mbaja të fshehtë,- përfundoi ajo.
U ndieva pak liksht,por, megjithatë, e falnderova për çiltërsinë e saj dhe u ndamë si dy miq të mirë.
* * *
Prolog
Protaginistët e këtij tregimi janë dy mësuesët LENI dhe KRISTAQ SHTËMBARI. KRISTAQ SHTËMBARI pranoi të punonte 30-km larg qytetit dhe nuk u nënështrua nga trysnia e partisë e pushtetit.Jo vetëm u ribë SHEF I KABINETIT METODIK,por meritoi titullin "MËSUES i PPOPULLIT" dhe një shkollë 9-vjeçare në FIER mban emërin e tij. Në oborrin e shkollës është dhe busti i këtij NJERIU dhe MËSUESI SHEMBULLOR.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat