Jeta

Kultura

Jeta

Nga: Adem Bytyçi Më: 21 gusht 2022 Në ora: 17:48
Autori Adem Bytyçi

Jeta i ka dy kuleta,

Kuletën e djersës dhe të hajnisë ,

Kuleta e djersës është e fytyrës

Ndëresa kuleta e hajnit

Është kuleta e mbytur

N' mëkatet e shpirtit çoroditur.

Hajni jeton mirë ,por vdes i varfër dhe i pa fytyrë.

Pronari i kuletës së djersës jeton ndoshta edhe jo aq mirë , por vdes i moralshëm dhe me fytyrë.

Fytyra e hajnit gjithmonë

Është qymyr e zezë

Antipatike për të gjithë ata që e njohin, N ‘dallim nga fytyra e njeriut të sinqertë Buzë- qeshur dhe i dashur për herë

T ‘gjithë pasurinë n ‘jetë

E ka fituar me nderë

Me mund dhe ndjerës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat