Oferta ditore në plazh

Kultura

Oferta ditore në plazh

Nga: Musa Ahmetaj Më: 22 gusht 2022 Në ora: 17:34
Musa Ahmetaj

Në telefon më thërret miku

Në anën tjetër erdhii fiku

I bëj me dorë të pritë pak

Oferta tjetër cigare me çakmak

Ujdisemi të bëjme llafe

Oferta tjetër për nes-kafe

Shikoj rrethin si gjithëhera

Dëgjohet zëri për manatherra

Krem dha vaj plazhi sikur refren

Edhe gjumi nga zërat nuk të zen

Një zë grua prore ofron byrek

Ajo nuk merr euro por vetëm lek

Edhën nektarinat, erdhën thanat

Erdhën perdet , edhën fustanat

Pastaj dardhat, kumbullat, rrushi

Oferta ditore nga gjithëkushi

Këto ditë me vapë, të nxehta

Madje prore tëhollohet kuleta

Por kësaj i themi neve pushim

Për kuleta dhe veshë pak si mundim

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat