“Lahuta e Malcisë” Drenicës

Kultura

“Lahuta e Malcisë” Drenicës

Nga: Halil Geci Më: 23 gusht 2022 Në ora: 13:40
Presidenti i Serbisë me udhëheqësit kishtar serb, duke u pajtuar për rrënimin e Kosovës

Çohuni burra pashë Perëndinë

Se na e ndanë Shqipërinë

KOSOVËS LINDORE po i thonë luginë.

Me çetnikë e popa janë marrur veshë

me ma bërë Shqipërinë përsheshë.

Çohuni burra pashë DRENICËN

se na e ndanë Mitrovicën.

Çohuni shihni do daiii...

deri dje kanë qenë me shki*!

Sot janë bërë të mëdhenj në ushtri

Në parlament e në Qeveri

të parën fjalë dorën në allti

sa ish lufta bigën e psh...n

e në liri ftyrën na e murën.

Çohuni shiqoni do faqezi

kumari kishin me shkie

banin pushkë banin allti,

dobërdan kanë folë n’shtëpi.

Sot po flasin për shqiptari

thotë polari ve[ unë po di.

Çohu burrë nga Velanija

me njëzëri të thërret Shqipërija,

çeli sytë shife balin ISË

E vnuan hasmit nkrye t’partisë

Po i shet tokat e malësisë,

ta pruni hasmin n’derë të shpisë

Çohu burrë pashë Dukagjinin

i lugjeve të verdha lugut Drinit

në Kuqishtë ta prun kufirin.

çohu shiqoj do dai

tanë Shqipërin ta kanë përzi

pa haraçë në PEJË s’mundesh me hi.

Çohu djalë nga Karadaku

ndihmomë pak sa s’më ka zën gjaku.

Në parlament janë hy shejtanat, bythë palarët e sharllatanat.

Çohu Adem pash Përrëndin

ne krye t’vendit e prun Serbin.

Bëre mend kush vrau shqiptar, Beogradi me polar.

U mbet shteti n’dorë t’palarve

Po i shet tokat e t’parve.

Dardania është ra në hall

me i dal ndihmë kërkon shqiptar.

Çohuni këqyrini do dai, veteran janë ba në ushtri,

S’ju kemi parë pushkë as punë

pos një vath në cicë e një në hundë.

E me kurva duke u përkunë.

Çohuni këqyrni do dai

vrajshin shqipet me porosi,

Ja nisën trimat në Velani

i akuzojshin për tradhti.

Vet vrastarët kumar me shkie

në parlament e në qeveri

me çykë të zorit e me hajni.

I vodhën votat me hy mbrendë

mos me lane kunë gjurmë as shenjë.

Oooo.....Çohuni pashë Perëndinë

se na ndanë Shqipërinë...

Kriminelët janë mbledhë në Prizren

po bajn llaf kenë e kemi në rendë.

Sa për një darkë kanë dal para

thojn n’Preshev e kemi një vlla

Me ato para s’mbahet lugina

miliardat duhen me i nda

Ta mbrojmë Kosovën mos ta lëmë nën shkja.

 

Ps. Trajta shki, shka, janë përdorur sipas At Gjergj Fishtës, dhe është ruajtur si një lloj parodie e “Lahuta e Malcis”, të poetit kombëtar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat