Në manastirin e Deçanit shquhen skulpturat e burrave me plis dhe “Kapelen Albaneze”

Kultura

Në manastirin e Deçanit shquhen skulpturat e burrave me plis dhe “Kapelen Albaneze”

Nga: I. M. Më: 23 gusht 2022 Në ora: 16:18

Studiuesi i heraldikës, intelektuali nga Shqipëria Jahon Brahaj ka bërë zbulimin e papritur në kompleksin e manastirit të Deçanit.

Gjatë vizitës që ia ka bërë gjatë ditës së sotme, ai erdh në përfundimin se shumë nga dekoret, edhe të jashtme, të gdhendjeve skulpturore, dëshmojnë qartë elementin shqiptar, si veshjet, përkatësisht burrat me plis, dhe po ashtu, paraqitjen e kapelës mesjetare, që njihet si "Kapela Albanese".

Ja shënimi i tij i plotë, i plotësuar edhe me një pjesë të informacioni nga biseda jonë:

Këto ditë pata mundësinë dhe e realizova një dëshirë të kahershme: Vizitova Kishën e Deçanit.

- Shikova i mahnitur artin dekorativ të realizuar me mjeshtri nga Mjeshtrit Arbër (këtë e pranonin dhe librat-guide të botuara nga serbët), kryesisht në gdhendjet në mermer të Dyerve e Dritareve.

- Shikova skulpturat që e dekoronin poshtë çatisë, ku kishte edhe ndonjë figurë (vepër arti të mirëfilltë) me paraqitje të veçorive etnike arbërore, pashë fragmente të afreskeve ku më ra në sy paraqitja e asaj që studiuesit europian e quajnë "Kapela Albanese".

- Kryesorja:

- Pa asnjë dyshim vetë pozicioni tregonte se Kisha dhe manastiri është ngritur mbi një Tempull të lashtë (shumë të lashtë) të banorëve vendas autokton, shqiptar.

Aty një figurë (skulpturë është me qeleshe (qeleshe, kapuç) i them unë, ju i thoni PLIS. Ato skulptura janë vepra arti me figura mitike e here herë realiste. E pra aty nalt (lart) nga jashtë është edhe Plisi, ose banori vendas me plis”, thotë eksperti Brahaj, i cili nuk ka mundur të bëjë foto të duhura, për pjesën e nënçatisë, ku ka mundur t’i dallojë skulpturat me sy të lirë.

Po ashtu, edhe në foton e ofruar nga studiuesi Brahaj, vihet re një skulpturë, e një burri, i cili ka flokë shumë të gjatë, dhe duket sikur e mban në kokë një plis, por për shkak se fotoja nuk e ka cilësinë e duhur, nuk mund të thuhet me saktësi nëse edhe punimi mbi portën, si në foto është plis, pavarësisht përngjasimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat