Mësuesi

Kultura

Mësuesi

Nga: Adem Bytyçi Më: 23 gusht 2022 Në ora: 23:53
Adem Bytyçi

Mësuesi është dritë

Mësuesi është dije

Mësuesi është pasuri kombëtare

Nga ai mbillet ndjenja e dashurisë

E luftës kundër errësirës

N' ndriçimin e rrugës së ardhmërisë

T ‘luftës kundër injorancës

Dhe prapambeturisë.

Kombi ynë është me fat

Ka mësues të ngritur

Që punojnë ditë e natë

Për t'i edukuar gjeneratat

Për ta dashur Atdheun

Shtëpinë në të cilën

Gjinden kultura , historia

Dhe vlerat sublime

T ‘kombit tonë.

Atdheu dhe kombi

Janë t' pa ndashëm n ‘mes veti

Mësuesi është ai

Që mbjellë dashurinë

Ndaj njëri tjetrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat