Nuk të kuptojmë!

Kultura

Nuk të kuptojmë!

Nga: Fatmir Lohja Më: 24 gusht 2022 Në ora: 07:26
Fatmir Lohja

Coli mori pensionin mujor. Loli e priti jashtë pikës postare .Dite e shenuar për shokët. Loli e deklaroi herët në mëngjez,kur po rrufisnin kafenë . Nga gëzimi as darkë nuk ka ngrënë. Coli e besoi, pa pasur nevojë Loli , të bënte be kokën e kalamajve.

Pa ardhur kamarjeri plasi konflikti në mes shokëve. Coli , si asnjëhere tjetër, kërkonte të porosiste dy dopio raki, e dy kokrra vezë. Loli nuk pranonte, se nuk është në traditen e tyre porosija e Colit. Coli mbrohej, se janë rritur çmimet, por jo pensionet. Loli nuk e pranonte, në asnjë mënyrë, të pinte dopion e rakisë, me një kokërr vezë. Bënte be, e rrufe se e demtonte porosija e shokut. Coli I përmendte shprehjen popullore se: ”Duhen shtrirë këmbët sa është jorgani.” Loli, kinse u zëmërua shumë kur dëgjoi shprehjen e shokut.Ia ktheu me një shprehje tjetër popullore , qe nuk mund të shkruhet për etikë letrare. Coli u skuq më keq se Loli, kur dëgjoi përgjigjen.

Sherrin e nisjes e ndau banakjeri I klubit te lagjes. U la nga një teke raki, dhe nga një kokërr vezë.

Keto të parat I keni nga unë. Me kismet,te porositë tjera shohim e bëjnë- I qetësoi, duke u buzëqeshur me dashamirësi.

Po e pranoj kompromisin e parë,- e nisi Loli me seriozitet.- Pa ta ngrënë pensioin, si ma hëngre ti para dy ditëve, pa më kujtuar rritjen e çmimeve, . të jap fjalën e burrit se nuk do të çohem nga tavolina.

Nuk e shijuan deri në fund kompromisin e parë.Pa e pritur, e pa e kujtuar, si rrufeja u ulet në tavolinë kryesekretari i partisë së lagjes. E porositi kamarierin për tre dopio raki, e tre kokrra vezë.U hap përsëri konflikti. Loli nuk e pranonte këtë standart, se qe me të njëjtat mend si në fillim.Kryesekretari këmbëngulte se duhej ta pranonin standartin e tij. Coli qeshte si kulim. Me mmiikë I bnte shenja shokut, për t’i kujtuar se nuk është fushatë elektorale, kur kryesekretari nuk lë tëre lagjen të paguaj kafetë e mëngjesit.

Kamarieri solli tre teke raki, e tre vezë, se këtë porosi mori nga banakjeri. Kamarjeri prit të niste shamata. U habit, kur kryeskretari nuk e zgjati më tej.

E moret vesh se politikani B.B. doli se paska qenë spiun,- e hapi biseden miku I paftuar, pasi ngriti dollinë e parë.

Te dy shokët I kapi një gaz marrok, kur dëgjuan shqetësimin e kryesekretarit të partisë se lagjes.

Kjo dihet mor burrë,- ia kthen Coli, qetë-qete, me që miku i paftuar e kishte ngulitur shikimin te syte e tij , për të marrë përgjigjen.

E pse u ditka?- pyeti i tronditur kryesekretari.

E dinë edhe kalamajt e shkollave, se kush merret me politikë në Shqipëri, është spiun i dikuj,- e sqaron Loli me zë të ulët.

E kush e tha këtë, -i doli nga shpirti mikut të paftuar në tavolinë.

O zoti kryesekretar!- iu drejtua Coli. - Për kry te fëmijëve nuk e marr vesh, se ku ndryshojnë spiunet e dikurshëm , me patronazhistët e sotëm,- e turbulloi mikun e paftuar

Edhe unë i paqarte si Coli jam, - e bënë kubël mikun.

Spiunët nuk janë paguar,- u shpreh kryesekretari pasi u mendua bukurmirë.

E ke gabim informacionin . mor burrë.- Edhe ata merrnin para,- u shpreh Coli me temporitetëm të shtruar.

Si Coli, e di edhe unë, - i rri gati Loli.- Nuk na the gjë. Nuk të kuptojmë as ty, se ku është ndryshimi.

Çfarë parashikoni se do të ndodhë në shtator,- I dha drejtim tjetër bisedës politikani.

Çfarë ka ndodhur në korrik, edhe gusht, do të përseritet edhe në shtator,edhe në tetor, edhe në ….. - dhe Coli e shkundi gotën. E mbante në dorë ,për t’i treguar mikut të paftuar se ajo mbaroi.

Ju , besoj, nuk do te merrni pjesë ne protesta!- pyeti me kersheri politikani.

Për këtë punë rri pa frikë, se nuk kemi marrë pjesë në asnjë protestë, sa jemi bërë kaq,- sqaron Loli.

Paguaje porosinë që bërë, se edhe unë të jap fjalen si shoku im, se në protesta nuk do të dalim asnjëherë.-i jep drejtim Coli

Politikani i pagoi kamarjerit edhe një porosi tjetër për të dy shokët. U ngrit me të njëjat energji, që ju ul në tavolinë.

Je kavaljer, - e pershendet Coli.

As unë, e as Coli, nuk të kuptojmë se ku është ndryshimi midis spiunëve të dikurshëm, dhe patronazhistëve te sotem, - e përcjell Loli.

Me largimin e politikanit ,shokët e vazhduan adetin, duke pasur parasyve gjithnji, se çmimet janë ngritur, e pensionet nuk levizin nga vendi si shkëmbijt granati buzë Adriatikut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat