​Me “Ca kokrra rrushi…” më 2, 3 dhe 4 shtator mbaheti festivali “ Hardh Fest” në Rahovec

Kultura

​Me “Ca kokrra rrushi…” më 2, 3 dhe 4 shtator mbaheti festivali “ Hardh Fest” në Rahovec

Më: 24 gusht 2022 Në ora: 10:55
Foto ilustrim

Me datën 2, 3 dhe 4 shtator do të organizohet edicioni i 21-të i Hardh Fest. Me sloganin "Ca kokrra rrushi", në qytetin e rrushit përgjatë këtyre tri netëve do të performojnë këngëtarë ndërkombëtarë e vendorë të zhanrit rock dhe Dj të njohur.

Drejtori artistik i festivalit, Gardalin Shtavica ka deklaruar se këtë vit presin që numri i pjesëmarrësve të jetë rreth 100 mijë.

"Një rock star të vërtetë sivjet sjellim yllin, Kip Winger. Është grup shumë i njohur botëror, ka fituar dy çmime dhe njihet për hite të shumta. Në natën e parë do të performojë edhe këngëtari Alban Skenderaj", ka thënë ai.

Ky është edicioni i 21-të i festivalit "HardhFest", dhe siç tha ai, qëllim kryesor është promovimi i trashëgimisë kulturore dhe qytetit.

Përfaqësuesja e verarisë, "Stone Castle", Teuta Kurshumlija, u shpreh se edhe këtë vit do të jenë partnerë të organizimit të këtij festivali.

Ndërkaq, përfaqësuesja e Komunës së Rahovecit, Nora Boshnjaku tha se kanë ndarë një buxhet prej 25 mijë eurosh për mbështetjen e këtij festivali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat