Dritë-hijet e një NJERIU "që nuk priti kohën"

Kultura

Dritë-hijet e një NJERIU "që nuk priti kohën"

Nga: përparim Hysi Më: 24 gusht 2022 Në ora: 16:27
Autori përparim Hysi

Romani është një vepër tregimtare e cila,në gjerësinë e saj,paraqet jetën njerëzore,në të gjitha format dhe ka një sërë ngjarjesh e një galeri personazhesh. Po,para meje,kam një roman që është historik dhe jo vetëm kaq,por protagonisti apo heroi qendror i këtij romani është MEHMET SHEHU dhe,pa dyshim, të vë në ngasje se si e ka trajtuar autori,MYSLIM PASHA,që vet është po nga ajo krahinë nga ka rrënjët MEHMET SHEHU. Se për zhvillimet historike në SHQIPËRI,është pak që të t'i thuash autorit: ke një guxim qytetar dhe ke një penë të kultivuar.


Për romanin historik thuhet se ka një hendek midis trillimit dhe të vërtetës. Duke lexuar romanin,gjykoj se, në rastin në fjalë,nuk ka fare trillim,por veç të vërteta.
Pak a shumë, e njoh traditën historike të romanit historik në SHQIPËRI. Jam entusiazmuar,kur si"libër të verdhë", në rininë time të hershme, bukinisti aq i mirë nga Elbasani,-unë e kam quajtur"Bukinisti MENDEL nga ELBASANI,- Dajë Sulë KURANI më pat dhënë librin "Novruzi" të MEHDI FRASHËRIT. Historik e patriotik,por ngjarjet më rrëmbenin dhe i merrja si krejtë vërteta. Mandej"Çlirimtarët" e DH.S.Shuteriqit që më dukej si"pastë e thatë". Nuk mund të them se nuk më ka lënë mbresa romanet e SH.MUSARAIT;të PETRO MARKOS dhe s'kam si mos shpreh shijen time nga "ALI PASHAI" dhe "SKËNDERBEU " të SABRI GODOS.Natyrshëm, një pëlqim imi është VEPRA E KADARESË me temë historike.
* * *
Kur marrë të shkruaj për"MEHMET SHEHUN" e MYSLIM PASHËS. më vjen ndërmend ajo që ka thënë shkrimtari dhe oficeri amerikan ROBERT HEINLEIN(1907-1988) që thotë:"Një brez që injoron historinë,nuk ka as të kaluar,por as dhe të ardhme." I shkoj më tej këtij mendimi dhe pyetjes:"Pse MYSLIM PASHA e ka shkruar këtë roman,kushtuar MEHMET SHEHUT,kur dihen mirë dritë-hijet e këtij personazhi dhe,sidomos,fundi aq trragjik i tij? Në ndihmë të një përgjigjeje të kësja pyetje që nuk është rettorike,më vjen PATRIK MODIAL që thotë:"Një shkrimtar,si çdo artist,është i lidhur me kohën kur ka jetuar,se ai nuk mund t'i shpëtonte asaj,se ajëri i vetëm që thith është"ajëri i kohës",të cilin e shpreh në veprën etij." Duke e marrë si të mirëqenë këtë thënie të PATRIK MODIAL dhe duke shtuar atë që ka thënë ARNOLD BENET se"Mendja jote është një kuti e shenjtë ku asgjë e dëmshme nuk hyn pa lejen tënde",them atë që
tha CEZARI:"Zaret u hodhën" dhe na daltë për hajër".

* * *
Duke u marrë me një PERSONAZH HISTORIK,si MEHMET SHEHU,MYSLIM PASHA ëshë transparent si xham: e jep nga fëmijëria;në adoleshencë;në Shkollën AMERIKANE të FULTZIT;në Akademinë Ushtarake në MODENA të ITALISË;në Luftën e Spanjës në brigadën internacionaliste"Garibaldi"; në kampin fatkeq në FRANCË dhe kudo po ai MEHMET SHEHU nga ÇORRUSHI i MALLAKASTRËS,i biri i Sheh ISMAILIT dhe NËNË SULLTANËS,por gjithmonë MEHMET SHEHU,është i njëjtë:i egër;i sertë,por dhe i drejtë. Në gjykimin tim:është një njeri që energjinë e ka me tepricë.Shfryn ta shkarkoj"këtë tepricë" dhe bën kiametin: i bën dëm vetes, I gatshëm të bëj veprime anarkiste:të hedh një bumje në parlament. Në ITALI"trapit në rrugë të shkurtëra",por që presin gjatë.Miqësia me komunistin LUigj LONGO;më tej përjahtimi nga shkolla ushtarake. Takimi me MUSTAFA GJINISHIN,me Demir GODELLIN nuk bëjnë asgjë tjetër,por sikur i fryjnë atij zjarrit që ndjen përbrenda. Vjen nga FRANCA dhe kërkon një shok si IDRIZ SEITI edhe ky firar. Zë dhe harton një program Social-Demokrat dhe ka vendosur që,qoftë dhe"pesë pushkë e një bombë" të ndezë jo vetëm ÇORRUSHIN,por krejt MALLAKASTRËN:të "egër" dhe të butë".I hanë"brirët për luftë",por nuk është vetëm i kobures,por dhe i mendjes.I zoti të debatojë me deputetin e fshatit të tij,BEKTASH HAXHINË që është soj beu;me ALI-be KËLCYRËN apo me deputetin tjetër BEKTASH be-CAKRRANIN që është dhe Kryetari i KËSHILLIT ANTIFASHIST.

Debati midis bejlerëve dhe MEHMET SHEHUT është si punë e asaj aforizmës që thotë:-Ja sheshi,ja mejdani! Hidhu luftëtar kapedani. Në këtë debat,MEHMET SHEHU,jo vetëm fiton,por tregon se është një ATDHETAR që"nuk pret të vijë koha,për të luftuar,por i gatshëm që "me ato pesë pushkë e një bombë" të hapë zjarr mbi pushtuesit. E di që është i vetëm(se"kapedanët prisnin të largoheshi vet fashistët),po,kur thotë LAO TZU:"Ai që është këmbëngulës në pikëpamjet e veta,gjen pak njerëz që të pajtohen me të". Vërtet pak,por ai tregon veten se nuk është i fjalëve vetëm,por dhe i veprave. Se në fushën e betejave,"ata pak që e ndiqnin në fillim,panë me sytë e tyre një luftëtar që nuk ia bënte syri "tërr". Me të drejtë,që në lashtësi,DEMOSTENI shkroi:"Askush nuk lufton në një betejë me aq shpirt të paepur,sa ai që lufton për ATDHE". Këtë trimëri e tregoi në beteja,si ato në Selenicë, tke"Beslidhja e Poçemit" ku nuk u tut nga 700 të armatosurit nga KUJTM CAKRRANi dhe,luftëtarët që e shihnin në beteja e pagëzuan:"Njeri i lindur me këmishë" që nuk e hante plumbi. Në QAFËN e SYKUQIT, në GRESHICË,jo vetëm i mundi fashistët dhe nacioalistët,sa lindi kënga:" Qafë e SYKUQIT,moj grykë/i bëre fashot,varricë...

Lindi kënga dhe u krijua një opinion:luftëtar,por,pa shiko:-Kemi një parti(PKSH) dhe ngrihet TARASI dhe,tebdil si gjithl ilegalët,vjen ta takoj. Dhe,ndërsa MEHMETI priste një program luftarak, i vetmi kumt (e quajti"kumt tëZi) qe,si një urdhër partie që ti,MEHMET alias VJOSA duhet të vrasësh komunistin që ka dal nga vattha:SADIK PREMTEN. Sapo kishin vrarë udhëheqësin grupit komunist"ZjarrI",Ansatas Lulon. Detyrën ia lanë në derë dhe,për çudi,siç dihet dhe historikisht VJOSA nuk tentoi ta vriste SADIK PREMTEN dhe,veç kësaj, lavdia e VJOSËS po rritej. Në betejë e sipër u kapën të gjallë 168 robër dhe,tek po mendonte,se ç'do bëhej me robërit,erdhi kasneci përmjet QARKORIt të VLORËS;" Robërit janlë të SHTABIT A KOMITETIT CENTRAL.

Pra duan T'i korrin dafinat e lavdisë për vete.Por MEHMET SHEHU as dëgjoj me këtë vesh(sado që qe bërë "vëllam" me kryetarin e QARKORIT të VLORËS,HYSNI KAPO. Kur vjen puna tek robërit,ka faqe që të rrënqethin:" bashkë me robërit e tjerë,bie rob dhe Nënkolonel RICI.Ky është bashkëshoku i MEHMETIT në MODENA.Ka ngrënë bukë në atë shtëpi,por tani,në kohëlufte,dërgohet enkas për të luftuar kundër bashkëshokut dhe në xhep,ka porosinë për ta ekzekutuar bashkë shokun e tij.RICI bie rob dhe,sado qëNËNË SULLTANA i jep robit bukë me qumësht,VJOSA;edhe kur i përgjet HYSNI KAPOS apo BESNIKUT që ç'do bësh me"robin e madh",i përgjigjet si me të gjithë.


Në roman shikohet edhe qëndrimi i dyzuar ndaj atyre KC si në Labinot(siç mendoj në mars 1943) apo në raporte me TARASIN;MUZHIKUN,BACËN,SALËN por a mund t'i rreshtosh të tëra.


Kur fola për transparencën për autorin,se ai tregon që MEHMET SHEHU,kur ka qenë në shkollën e FULLTZIT ka qenë rekrutuar me pseudonimin"Nepërka"
Qartësia,- thotë KARL POPPER,- është vlerë i ntelektuale.

* * *
- Të shkruash, është bukur, se bashkon dy gëzime:flet me veten,por dhe me të tjerë,- thotë CEZARE PAVEZE.


Nëse,autori, e ka bërë objekt studimi MEHMET SHEHUN.se është një shembull në lavdinë nacionale. E vlerëson atë në mënyrë realiste dhe e sjell atë deri në korrik 1943. Këtu mbaron romani.Siç mendoj unë, vendos një raport midis letërsisë dhe historisë.


Tek e mbaroj së lexuari dhe mbushem me frymë them:"Myslim je"thinjur" duke shkruar këtë roman sa voluminoz,aq dhe të saktë historikisht. Unë u"thinja" duke e lexuar në një limit shëndetësore me probleme. E ke vendsur në një planshetë me dimnensione të mëdha luftën e KRAHINËS së MALLAKASTRËS,ku përmjet personazhesh që bënë luftën,ishin shumë të njohur,si;veteranët QAMIL HAMZO;EQREM QAMILI,NUREDIN ALIU, dhe ndonjë tjetër.


Pyetjes tjetër se si ke mundur të shkrush këtë roman,po pranëvë atë që thotë ROBERT ANTONY:"Disa pijnë ujë në shatërvanin e dijes dhe disa të tjerë bëjnë gargar". Pa dyshim, që je në grupin e parë dhe të uroj vetëm suksese.


Por nuk do rri pa theksuar:jo vetëm shkruan thjesht,por ata që merren me studimin e fjalëve she shprehjet dialektale, të hapin fletoret dhe do t'i mbushin plot me lekskikun e bukur të krahinës.

Tiranë,24 gusht 2022

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat