Ky shi që bie

Kultura

Ky shi që bie

Nga: Anita Hoxha Më: 25 gusht 2022 Në ora: 09:59
Autorja Anita Hoxha

Nuk mërzitem për shiun aspak

është vjeshtë, ai ka kohën e vet

Ky shi që po bie më sjell tek ti larg

Ndjej se dritareve vetëm më pret

 

Nuk mërzitem pse qielli është gri

pse dallëndyshet braktisën foletë

Qaj, pse s`mundem të vi atje te ti

E vjeshta pa ne kuptim, s`do të ketë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat