Jemi në grevë

Kultura

Jemi në grevë

Nga: Musa Ahmetaj Më: 25 gusht 2022 Në ora: 15:16
Autori Musa Ahmetaj

Kryetarë dhe drejtorë
Të disponuar në vetvete
Vetëm me sekretaresha
Kaluan ditën në kabinete

Ju shkonte mirë muhabeti
Me lëngje dhe me kafe
Madje tërë ditën e lume
Nuk u ngopën me llafe

Mbishkrimi" Jemi në grevë"
Takimet ishin anuluar
Nga muhabeti i trashë
Prekeshin edhe me duar

Këtë ditë duhet dalluar
Gjatë do mbahet me mend
Kërkesat e punëtorëve
Vërtet janë edhe me vend

Në fund të orarit të punës
Unanimisht propozojnë
Greva e filluar e punëtorëve
Edhe nesër të vazhdojnë?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat