Poem

Kultura

Poem

Nga: Agim Desku Më: 25 gusht 2022 Në ora: 22:40
Agim Desku

Kurrë nuk të pava Shqipëri derisa u burrërova

Trëndafil të kam i thash jetës

E kam dashur shumë fytyrën e luftëtarit

Më vinte keq ta pysja babain

Pse nuk më pagëzuan Gjergj Kastrioti

Ose edhe Gjergj Fishta që fshehtas e lexova

Më thanë të pagëzuem në Agimin e lirisë

Më i ngja pak bac Ademit që na nxori nga ferri

Çdo të diele bëra lutje dhe fala mijëra dëshira

Gëzohesha kur urata më shkonte aty ku dëshiroja

Të fal ishte në natyrën time të shenjtë

Sepse edhe unë isha një djalosh i falur

Por që kisha veç një nënë, nënën Shqipëri

Kurrë nuk e pava në jetë deri sa u burrërova

Ndarjen që na kish bërë Evropa e kisha plagë

Ende sot e asaj ditë nuk gjeti shërim

Shumë kush na ka ladrue nënën

E na kurrë pa u mbushë mendë

Edhe pse mendja e jonë pak është e krisur

Ia kalon botës që na bëri edhe neve të krisur

Poemth bye Agim është çdo ditë jeta ime në varg

Pse di të fal e s'di të urrej as një njeri të vetëm

Në ditarin tim të jetës i ruaj kujtimet e bukura

Ato që i deshta dhe ato që nuk me deshtën

Në kujtimet e hidhura e di kush me shau e kush më vrau për se gjalli

I thëm të lumtë o Çun Lajqi që ia sharron

Atyre që atkinë e lidhin me litar të gjatë

Në livadh të huaj kurrë nuk e lidhnim kalin

Fytyra kishte frikë të na shalonin në pik të ditës

E bukura s'paska fund në ditëlindjen time

Se arti është art ma dëshmoj ëndrra ime

Kur u gjenda në tokën e premtuar

Ç'ma kujtonte fëmijërinë e djepit të nënës

Ballë për ballë me Yllin e Davidit sa shumë u rrita

Edhe kur ma sjelli "Rikthimin e Prometheut"

Në anglisht nga Amerika e bija e poetit Ymer Elshani

Dita ditës po rritëmi me rikthimin e Abrahamit

Tokës se Drenicës po i rikthehen zjarret prekaziane

Sa fluturon nipçe i këtyre vargjeve të shpirtit

Në këtë rrugëtim lexova për çlirimtarët e atdheut

Marije Shllakun që erdhi të luftoi fyt me fyt

Me okupatorët sllavo çetnike

Dhe lexova edhe për Shotë Galicën

Dhe engjëj tjerë të nënqielliin tonë

Ernën e Ajkunën nëpër legjenda që rrinë zgjuar

Në sytë e tyre e shoh të bukurën e tokës e detit

Trëndafilat e pranerës i gjeta në kopshtin e Edenit

Në Anatemê e pathënë i kam dy bamirëset e shekullit 21

NënënTerezen dhe Anna Ballabanin

Dhe"Hyj Pellazg" tani më përkthehet në Itali

Kam shumë për të thënë për të pathënat që i ruaj në ditar

Një ditë do t'i zgjidhet gryka e lëmshit të botës

Ndoshta edhe Kutia e Pandorës do të hapet

Deri atëherë gëzuar me poemth bye Agim!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat