Ndahet nga jeta shkrimtari i njohur Nasho Jorgaqi

Kultura

Ndahet nga jeta shkrimtari i njohur Nasho Jorgaqi

Më: 25 gusht 2022 Në ora: 22:45
Nasho Jorgaqi

Është ndarë nga jeta sot pasdite në Tiranë, Nasho Jorgaqi.

Nasho Jorgaqi lindi në vitin 1931 në Fier.  Ai ishte shkrimtar, skenarist, hulumtues dhe studiues shqiptar nga më të njohurit, doktor i shkencave, “Mjeshtër i Madh i Punës”.

Nga krijimtaria e tij e gjerë përmendim veprat: Dashuria e Mimozës, Ëndrra dhe plagë, Tomka, Antologji e mendimit estetik shqiptar, Udhëtim me Fan Nolin, Larg dhe afër, Mërgata e qyqeve, Estetika e fjalës shqipe, Portrete dhe gjurmime.

Nasho Jorgaqi punoi në vitet e fundit edhe si bashkëpunëtor i redaksisë së Kulturës në gazetën DITA.

Botuesi, Kryeredaktori dhe stafi i gazetës i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes Jorgaqi, miqve dhe kolegëve.

Homazhet do mbahen nesër në Akademinë e Shkencave nga ora 12.00 në 14.00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat