Kur dashuria shnderrohet ne poezi

Kultura

Kur dashuria shnderrohet ne poezi

Nga: Bajram Sefaj Më: 26 gusht 2022 Në ora: 09:28
Bajram Sefaj

Në momentin e tanishëm kur muzika argëtuese kroate po përjeton një “ndërrim gjeneratash”, Gjoni Marshanit duket se i përket një vend i dukshëm.

Ky i ri, arbëresh nga Zara ambicioz në fisnikëri, të thuash se krejt rastësisht u duk një ditë në “botën e muzikës argëtuese” kroate: përndryshe reprezentative për vendin tonë, për të depërtuar në të, duke i krijuar vetes, në këtë mënyrë një rreth të gjërë aderuesesh, ndër më të rinjtë.

Propozimin tonë që ta zhvillojmë një bisedë jokonvencionale plër lexuesit e “Zërit”, Gjani simpatik, e aprovoi me një buzëqeshje të lehtë dhe, me “mirë se vini”, ai na pret në dhomën e tij të rregulluar për mrekulli e, në të cilën me njëherë bijnë në sy cikërrime që e përbejnë “inventarin” muzikor të cilat i ndihmon që të përcjell të gjitha ndodhitë më të reja në “botën e tingujve”...

Lindi në Zarë para saktësisht 25 pranverash. Mbaroi shkollën e mesme të marinës. Prej vitit 1962 lundroi me anije të “Jugotankerit” të Zarës gati të gjitha ujrat e botës. Gjatë këtyre lundrimeve të pafund, me zë të heshtur, këndonte donjë këngë e cila, posaçërisht e interesonte. Pas dy vitesh e len lundrimn dhe i fillon studimet ku dhe laurohet në tregtinë e jashtme në Zagreb. Syri endacak i televizorit e “kapi” këtë të ri, një ditë, në emisionin “Shetia nëpër Zarë”, ku interpretoi këngën “Kur dashuria shndërrohet në poezi”, Shëndërrimi i dashurisë në poezi papritmas ja ndërron edhe rrugën (ndoshta)jetësore të këtij të riu, sepse ekspertët muzikorë qenë shumë të interesuar për Gjanin, për zërin e tij të kulluar, melodik e mbi të gjitha, fort karakteristik. Kështuqë, menjëherë pas këtij emisioni televiziv kënga “Kur dashuria shndërrohet në poezi” u incizua për Radio Zagrebin dhe shumë shpejt u gjind në vendin e parë të ranglistës së këngëve më të dëgjuara në këtë radiostacion të popullarizuar. Të gjitha këto ndikuan në mënyrë shumë pozitive dhe si fryt dual disku i parë i Gjanit. Producenti i këtij disku është kompozitori në zë i Zagrebit, Stjepan Mihaljinec i cili e kompozoi melodinë “Qaj kur je i vetmuar”, apostafat për të që korri një sukses mjaft të mirë. Ajo është duke u shitur me sukses gjë që e ndihmoi të incizojë për së shpejti një disk të ri. Disku i ri do të ketë një këngë të Mihalincit dhe një tjetër komponim të tij. Sepse, na tha Gjani, pos interpretimit, aktivisht mirrem edhe me komponim.            

Gjani ec, ec përpara....

Me Gjani MNarshanin biseduam, të thuash akoma pa pushuar mirë tingujt e “Opatisë 69”, të dymbëdhjetës me radhë, ku në njerin prej caktimeve të para të “ekipit” interpretues, këtij i ishte besuar një melodi, mirëplko, në momentin e fundit u vendos që të ketë vetëm një interpretim dhe një aranzhuan. Gjani ra prej kombinimit. Kjo aspak nuk e ndali hovin djaloshar të këtij interpreti me perspektivë të shkëlqyer... Ai pos që me grupin e vet vokal instrumental “Ekipa 5” për çdo të mërkurë, të shtunë dhe të dielë, argëton qindra studentë të Zagrebit, është duke u përgatitur internzivisht për pjesëmarrje në festivalin e muzikës argëtuese “Shkupi 69” ku do të interpretoi melodinë argëtuese të Aleksandar Gjambazovit “Biljana” (Ky festival mbahet prej 15 – 18 nëntor 1969).

Gjani me siguri do ta dëgjojmë edhe në festivalin e afirmuar të Zagrebit, “Zagreb 70” sepse, miku i tij i ngushtë Arsen Dediq, veteran i të gjitha festivaleve te ne me siguri, do të shkruajë donjë komponim nergut për Gjanin, në përputhshmëri me “mundësitë e tij interprative”. Përndryshe, Gjani na tha se më kënaqësinë më të madhe interpreton nga repertori i Tom Xhonsit, Frenk Sinatres e të tjerëve. Ai flet për mrekulli gjuhën italishte prandaj nuk duhet të çuditemi pse mu kompozimi nga “kjo botë” i suall sukses të madh afirmativ.

Kosova “botë e panjohur” por shumë e – dëshiruar...

Gjani modest, shprehu keqardhje jashtëzakonisht të madhe pse nuk e njeh aq mirë “botën muzikore kosovare”. Mirëpo, shton ai, pjesëmarrjen në festivalin e përmendur të Shkupit, do ta shfrytëzojë për kontaktim direkt me kolegët kosovarë, për t`i lutur ata që kah gjysma e muajit dhjetor, në ca qendra komunale të Kosovës, bashkë me “Ekipa 5”, të mbaj ca koncerte. Besoj se do të hasi në mirëkuptim. Dij, thotë Gjani edhe për “Sanrremon kosovare”, festivalin e muzikër argëtuese, popullore dhe për fëmijë “Akordet muzikore”. Me deshën më të madhe do të merrja pjesë edhe në këtë festival sikur kompozitorët kosovarë të me besofshin donjë interpretim. Pos Kosovës është krejt e sigurtë se do të udhëtojë për Itali, për të “mbuluar” ca prej ofertave që kam nga “Meka” e muzikës argëtuese.            

M`i përshëndetni lexuesit e nderuar të revistës suaj. Mirë u pafshim në Prishtinë! Një “Natën e mirë”, e shënur në shqipen pak të pasigurtë, ishte fjala e fudnit që na e tha ky këngëtar të cilin, në njerën prej sallave të mëdha të Shtepisë së studentëve qindra studentë e pritnin zërin e tij ku mbues për t`i dhënë zjarrë fe ngjyrë vallëzimit të frenuara studentesk...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat