Fara e Arbërit

Kultura

Fara e Arbërit

Nga: Atdhe Geci Më: 26 gusht 2022 Në ora: 18:21
Atdhe Geci

Zeusi qeleshe bardhë  prej pellazgjie

ish  mbret  stërgjysh i pellazgoilirisë

ai ish zot i erërave, i reve i vetimave  

kryzot i një populli  shumë të zgjuar!

 

Edhe në kohë të dhimbjeve të mëdha 

thellë në zemër të kohërave të lashta

çamërit qenë të aftë të krijojnë vepra 

dhe bukën ta fitonin  nga fusha e deti.

 

Me fara  pemësh  e  kulturuan  tokën

të mos ua shkelë stuhia  dhe  as lufta  

në rrudha të lisit  shkruanin kujtimet

e nëpër gurë  i  gdhendnin mendimet.

 

Ipet e Epirit quhen popull qytetërues

ata njerëzimit  i  dhanë njëperëndinë 

çami e di  se si mblidhen yjet bashkë 

dhe di të gardhon vargjet nëpër libra.

 

Çamëri, të këndoj  me zanoret më të 

përbëra të kohës, me tingujt  e  tu të 

mbjellur  aty  tek “Tre  gurët  e Zes”, 

çamët e rilindin veten në djepa ulliri!...

 

Atdhe Geci - Dortmund, 2022

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat