​Vallëzim dhe kuzhinë popullore bullgare rrezë Kullës Eifel në shtator

Kultura

​Vallëzim dhe kuzhinë popullore bullgare rrezë Kullës Eifel në shtator

Më: 26 gusht 2022 Në ora: 23:39
Foto ilustrim

Vallëzimet dhe kuzhina popullore bullgare do të jenë pjesë e ‘Le Village International de la Gastronomie’, në kopshtet Trocadero, rrezë Kullës Eifel, nga 1 deri më 4 shtator.

Ky është edicioni i pestë i kësaj ngjarje, duke shfaqur traditat e vendeve përmes kuzhinës së tyre tradicionale, kulturës artizanale dhe muzikës.

Është një ngjarje për kontakte kulturore, ekonomike dhe turistike mes vendeve pjesëmarrëse, thonë organizatorët.

Kjo ngjarje përfshin sesione degustimi, kënde ushqimi, produkte të punuara me dorë, kostume, koncerte dhe shfaqje nga më shumë se 35 vende.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat