Qeveria

Kultura

Qeveria

Nga: Adem Bytyçi Më: 27 gusht 2022 Në ora: 07:07
Adem Bytyçi

Qeveria po bërtet

Mos shpenzoni o "milet"

Është krizë e madhe

E ska lekë 

N'vend t'ujtë pini ndjerësë

 

Qeveri se jo mahi

Është edhe krizë energjitike 

Kurseni dritatë 

Thatë rrini n'terr

Edhe bukë hani më pakë

Rritja çmimëve ka vajt lartë

 

Qeveria nuk ka lekë

As rrogatë për t'ia ngritë

Lereni grevatë 

E kthenju punës

T'gjithë  atyre që nuk dëgjojnë

Qeveria rrogatë do t'iau ndalë.

 

Qeveri se jo mahi

E ka gojën plotë demokraci

N' praktikë sillët si n'kumonizëm

N'vend t'shpresës

T'qytetarët e mjellë frigën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat