Sistemi

Kultura

Sistemi

Nga: Sevdail Hyseni Më: 27 gusht 2022 Në ora: 10:27
Foto ilustrim

Ka rënë sistemi

Gati n’çdo vend,

Kolona të gjatë

Presin në rend!

Shkon n’komunë

N’polici dhe gjyq,

Askush nuk punon

As s’mërzitet hiq!

Në mungesë sistemi

Si të them o mik,

Na është çrregulluar

Rendi demokratik!

Përballë rrëmujës

Në këtë anarki,

Asnjëri - tjetrit

S’i jep llogari!

Kur pyeten zyrtarët

Ku qëndron problemi?

I rrudhin krahët

Fajtor është sistemi!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat