Pak fjalë mbi librin e parë me poezi dhe prozë poetike KLITHMË MBI JEHONË nga Flaka Fazlija

Kultura

Pak fjalë mbi librin e parë me poezi dhe prozë poetike KLITHMË MBI JEHONË nga Flaka Fazlija

Nga: Remzi Limani Më: 27 gusht 2022 Në ora: 14:47
Flaka Fazlija

Në librin KLITHMË MBI JEHONË të autores Flaka Fazlija, takohemi me orën e vrarë, dhimbjen dhe dhembjen e saj për krahun e thyer,  atëbotë kur babai i poetes Dr. Fatmir Sadrija - një humanist veçan, i cili ishte krah i UÇK-së dhe nuk arriti të dilte nga ferri i luftës barbare ku pësuan edhe shumë të tjerë.

Tani, poetika e ndërtuar mbi dhembjen e poetes, Flaka Fazilja, ka vetëm një qëllim; ta shtrydhë lotin e pafajësisë, i cila rrjedh nga të bëmat e bajlozit të zi mbi tokën shqiptare. Mbi këtë kontekst, poetja e respektuar,  sikur shtron qilimin e shtëpisë me qëndizma lulesh të kuqe e të zeza, mbi të cilin shtron etjen për ta fikur zjarrin e saj dhe, duke shtuar dhimbjet, lulet e kuqe marrin bojë kërmezi, ndërsa të zezat marrin faqen e futës...  

Kjo pra, na dëshmon forcën e poetes Fazlija, e cila mbi të shtruarat e saj mundohet t'i mbjell ca fidane mrekullish nga të cilat do të mbinte lumturia si një frymë e re,  për të vazhduar me udhët e bardha që shtrihen para saj dhe njëkohësisht,  krahut të thyer t'i vë pallaska për një fluturim të mbarë, që do ta përthekonte universin e një poeteje të suksesshme.

Së fundmi, mund të themi: se poezia e ndërtuar nga Flaka Fazlija, pafyshim ka një strukturë të lakmueshme poetike, e cila është e gatuar nga shpirti i vrarë,  të cilin me lehtësi mund ta kuptoj dhe adhuroj lexuesi i poezisë lirike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat