Qëndro...

Kultura

Qëndro...

Nga: Xhelal Hoxha Më: 27 gusht 2022 Në ora: 15:15
Xhelal Hoxha

Në këtë natë të pa gjumë kam shumë arsye 
që me zemër e mendje të brengosur
me veten time zgjuar e haptazi, zura e po flas; 

“sikurse të isha një i humbur, i çmendur 
Apo në mendje s’i një i plagosur dhe i  burgosur ”?!...

Rri i heshtur, i vetmuar dhe i preokupuar...
Në dhomën time fillikat, disi me mendje-tru të godas
Me të vetmin ngushëllim e duke pasur një qëllim 
S’i ta  largojmë këtë gjendje amorfe të krijuar?!...

Që ta gjejmë shkakun, apo të jetë s’i një yni shkas?
pa pas mundësi në këtë gjendje, në këtë kohë krize i brengosur
Dhe nuk di ma fort, kë-cilët duhet së pari që t’i godas?!...
Për fatin tonë të përbashkët asgjë, për ta zgjedhur e vendosur.

Në gjysmë të kësaj nate, duket sikur me qëllim
që më janë ndalur-fikur dritat, si për inat …  

Ku edhe hëna bashkë me yjet e retë, si me kast
kanë të njëjtën formë, në qiellin e tyre të zymtë
dhe duket fort se kemi një aleancë,apo një marrë veshje
 Në mes veti duke u lidhur, me të vetmin kusht- bast…

 

E unë,  me dritën e qiririt të kësaj nate pa hënë 
Po bëhem,  kinse po shkruaj ca vargje poetike 

Ku them prerazi; qëndro me shumë vëmendje, 
për këtë mbamendjen tonë; idiomë idilike e melankolike… 


 Përmes këtyre rreshtave krejt si në heshtje
Dua të them pa hezitim tërësisht e troç:
Bëhu e fortë si çeliku zemra ime!  
Ndonëse nuk dua që ta zgjas e ma shumë të flas...
i them vetes qëndro, mos u brengos aq tepër;
dhe mos u nervozo, rri po munde i qetë shpirti im;
mendo, kthjellu e zgjohu, bëhu i fortë e mos plas!...
Xh.H

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat