“Po thotë Lushi: Jam unë, apo je ti?!”

Kultura

“Po thotë Lushi: Jam unë, apo je ti?!”

Nga: Xhelal Hoxha Më: 28 gusht 2022 Në ora: 09:45
Xhelal Hoxha

Jam unë, apo je ti?
Ma thuaj, këtë nuk e di!
“Mos më thuaj, e mos më vlerëso mua:
Se çka kam bërë dhe kush jam unë, si njeri?
Unë mund të jem një hiq!
Apo si ta them;t’jam një  askushi
Por më trego, se kush je ?
dhe çka ke bërë në fakt ti?
Për vend e popullin tënd-timin, 
dhe a më je dikushi?!”. 
“Lushi , qingji Lushi”, 
ndërsa ky tjetri  thotë askushi;
“kështu po e mendon e thotë: vetë Agushi”.
Ndonëse, këtë  po e konteston ai 
mirë por, po e  vërteton edhe  shoku i tij
që është pak ma i mençur, 
më i sinqertë e ma real, vet Banushi!”.
“Kështu të njëjtit  jemi Ne:
”Si Lushat, Agushat e Banushat”
për shumë punë e vepra të mëdha;
po del të Jemi askushat..!”.
Mos u kreno e mos u lavdëro në punën
dhe në veprën e të tjerëve...
Ngase e tregon veten tënde
se je i pa vlerë dhe i pa nder!
Më trego, siç thotë populli: 
çka ke bërë e çfarë vepre ke lënë?
Të tregoj se kush je
dhe çfarë vendi ke zanë!
Sepse, ti je një njeri i pa vlerë; 
i pa përgjegjshëm dhe i pa ndërgjegjshëm 
Njëkohësisht je edhe i pa kultivuar, 
je  gjithashtu e  ke me qenë ;
i pa moralshëm, i pa dinjitetshëm 
dhe i pa nderë gjithherë...
Më vije keq që po ta them:
Mirë por në  asnjë stinë, s’të  vije era njeri,  or i mjerë!
Xh.H

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat