Panoramë e muzikës bashkëkohore

Kultura

Panoramë e muzikës bashkëkohore

Nga: Bajram Sefaj Më: 28 gusht 2022 Në ora: 09:51
Milko Kelemen

Të dielën e kaluar pasdite, gjersa, pothuaj, akoma nuk kishin pushuar mirë tingut e Bienalit të pestë muzikor të Zagrebit, për lexuesit e “Rilindjes” zhvilluam një bisedë ekskluzive me Milko Kelemenin, i cili, si kryetar i Këshillit artistik të Bielanit, udhëheqi në mënyrë jashtëzakonisht autoritative dhe me plot sukses këtë manifestim të madh kultural. E gjetëm në shtëpinë e tij komode, ulur pranë pianos. Kompozitori i shquar për një çast e ndërpreu punën për bisedën tonë, e cila u zhvillua rreth Bienalit për punën e tij si kompozitor.

- Edhe në këtë Bienal – tha ai – kemi pasur sukses. Mund të them sa muzika jugosllave është duke u afirmuar në relacione ndërkombëtare dhe i ka realizuar detyrat që i kemi vënë para saj.

Në programin e Bienalit ishin 164 vepra muzikore, cilat prej tyre do t`i dalloshit?

- Nga autorët tanë veprat e Malec Gllobokar, Detoni, Sakaça, Shtulec, Kallçiq e të tjerë, ndërkaq, prej atyre të jashtëm, ato të Stoxhhausen, Holligera, Pendereck, Stravinski...

Çka mendoni për muzikën avangarde dhe afirmimin e saj në Bienale?

- Muzika avangarde akoma nuk ka publik të gjerë te na e as në botë. Bienali ka për qëllim t`i ndihmoj asaj, në mënyrë që një numër sa më i madh dëgjuesish ta njohin e të depërtojë në këtë mënyrë në masa sa më të gjëra. Muzika bashkëkohose është e komplikuar, paraqitja e saj është e lidhur me zhvillimin historik që nga koha e klasikës gjer në ditët tona. Me kultivimin intensiv të kulturës muzikore ky lloj i shprehjes muzikore një ditë do të bëhet më i kuptueshëm, prandaj edhe më i afërm siç është muzika e kohërave të vjetra.

Në luftë për shprehje të re muzikore, me çdo kushte, a mos ekziston tendenca e rrezikimit të kualiteteve muzikore?

- Mjerisht, më duhet të them se një tendencë e tillë ekziston. Mirëpo, atë duhet zbuluar, e kjo nuk është punë e lehtë, për arsye se, akoma nuk kemi distencë historike, e cila është e nevojshme për vlerësimin definitiv të saj.

A dha Bienali përgjigje në pyetjen “ç`po ngjet momentalisht në muzikën moderne”?

- Bienali i sivjetë ishte një panoramë e gjërë e muzikës bashkëkohëse në të cilën shumë vepra muzikore përjetuan interpretimet e tyre të para publike. Këto vepra na treguan domenin më të ri në muzikën bashkëkohëse, si për shembull, kantata e Natko Devçiq, muzika për obol dhe tranzistor e Karlheiza Stachausen, si dhe muzika për harqe dhe tinguj elektoronikë e Ive Malec. Muzika avangarde jugosllave është inkuadruar në zhvillimin e përgjithshëm të muzikës bashkëkohëse. Në këtë zhvillim asaj i takon një vend i dukshëm.

Në kuadër të këtij Bienali u mbajt edhe kongresi ndërkombëtar: “Takimet e traditave muzikore – burime ardhshmërie”. Çfarë është rëndësia e këtij kongresi?

- Ky kongres ka treguar se si muzika bashkëkohëse nëpërmes të arketipave elementare (frikës, vuajtjes, dhëmbjes, dashurisë etj) është e lidhur me muzikën e lashtë. Kjo është shprehur bukur në koncertet e folklorit jugosllav dhe grupeve kishtare nga Adis Abeba dhe Roma.

Në këtë bienal u ekzekutuan kompozimet tueja, çka tregon se aktivisht mirreni me krijimin e muzikës moderne. Na thoni diçka për punën tuaj në këtë lëmë?

- Unë qysh moti mirrem me krijimin e kësaj muzike. Me të kryer të studimeve të kompozimit pranë Akademisë muzikore në Zagrb, kam qëndruar një kohë të gjatë në Paris, Berlin, Sjenë, ku i jam kushtuar studimit të muzikës bashkëkohëse. Gjer tani kam shkruar një numër bukur të madh veprash instrumentale, vokale dhe skenike, prej të cilave, me këtë rast po i përmendi poemën “Bamuesi i ri” dhe kompozicionin “Changant” për villonçello dhe orkestër. Momentalisht jam duke punuar në operën me titull “Mortaja”, e cila duhet të ekzekutohet më 10 janar 1970 në Hamburg dhe Frankfurt.

Si kompozoni ju, çfarë është teknika e punës suaj?

- Kam përdorur shumë teknika kompozimi, duke filluar nga 12 tonshi, sieria gjer të elektronika. Tani kompozoj në stilin që është sintezë e të gjitha teknikave që i kam sstudjuar. Shumë nga përvojat personale i kam përcjellë në gjenerata të reja gjatë punës sime 14 vjeçare si docent në Akademinë muzikore të Zagrebit.

Çka mendoni për përdorimin e kompjuterit në muzikën elektronike?

- Krijimin e muzikës bashkohëse, moderne, elektronike e ndihmojnë kompterët. Mirëpo, edhe pas atyre maqinave të komplikuara duhet të qëndrojë njeriu, sepse kompjuterët nuk kompozojnë!

Mbasi na e dha edhe fotosin me nënshkrim për lexuesit e nderuar të gaetës sonë, u larguam nga shtëpia mirëpritëse e Millko Kelemenit, për ta lënë kompozitorin e vyeshëm të krijojë tinguj të rinj, të na pasojë e fisnikojë me bukurinë e artit muzikor...

----------------------

Legjenda: Milko Kelemen

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat