Thoni çka të doni

Kultura

Thoni çka të doni

Nga: Musa Ahmetaj Më: 28 gusht 2022 Në ora: 16:40
Autori Musa Ahmetaj

I doli fjala nga goja

Fare nuk e përtypi

Gazetat e publikuan

S’ishte gabim shtypi

Vërtet unë jam i pari

Them- bej çfarë të dua

Edhe flokët nga koka

Për këtë kam sakrifikua

Kam ndërruar shokë

Madje edhe pushtete

Për të ardhur këtu ku jam

Kam përjetuar kijamete

Shprehja e lirë e fjalës

Me ligj është e garantuar

Lerni të qetë Facebookun

Se pa para keni abonuar

Kam vetëm një keshillë

Punët e juaja vet kryeni

............................................

Karriges time mos ja mësyeni

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat