Ethet e gushtit

Kultura

Ethet e gushtit

Nga: Përparim Hysi Më: 29 gusht 2022 Në ora: 16:25
Autori Përparim Hysi

Kur jam vetëm,bëhem"trim"
Mua askush nuk më ndal
SE për ty,o shpirti im,
Kam shumë mall:Eh,sa mall!

Malli i vjetër zë vërshon
Mu si lumë që del nga shtrati
Edhe pak mua më "rinon"
Se tani unë jam kokëbardhi.

Pranë më vjen mikja që njoh
Malli mbledhur është bërë"mal"
Zë regëtij me "ah" dhe "oh"
Shpirti im mend digjet zjarr.
 

Digjet kollaj"druri i thatë"
Ndaj po them:po digjem zjarr!
Të kujtoj, o mike e mjaltë,
SE kam mall.Eh, sa mall!

 

2."ETHE GUSHTI"

Më ka zënë, o miq, mua"ethet Gushtit"
Ethet më kanë zënë nga çupa e NOVRUZIT!
Ah,ç'sy më ka, si të mbushur qiell
Jam gati për të,të shkoj në esfel!

Nisur e stolisur për ku shkon kështu,vallë?
Unë po çakërdisur,djersët më shkojnë valë
E ndjek pas me sy ; për afër,s'ma mban
Sado pleqëri, neps të madh kam.
 

Bën sikur s'më sheh(sikur nuk jam gjallë)
Ajo mirë më njeh (jemi një mëhallë)
Varma pakëz mua, moj çupë e NOVRUZIT,
Ndoshta më shpëton nga "ethet e gushtit".

 

3.Ç'hijeshi ka çupa!
 

Ç'hijeshi ka çupa,përmbi xhamadan
Tri sërë me "urupa",sa lezet i kanë!
Lezet ç'm'i kanë sërët me urupa
Synë e madh, filxhan për t'u pirë me kupa.

Ka një trup të drejtë, si sjellë në gone
Seç më futi "dreqtë" buza kadife
E mbaj mend si qeshte!Nurin përmbi faqe!
Kishte aromë pjeshke a si manushaqe.

Nuk e pashë tani,eh ,sa kohë përpara
Tash jam pleqëri. s'kam moshë për"belara"
Se rroj me kujtime,shkoj tutje, në kohë
Mbresa vjen e freskët (regëtij e bëj"oh")

 

4.Fustani i hollë
Fustani i hollë ("lexohen" nishanet)
Dhe më zë një kollë,sa "shurdhoj" dhe lagjet
Khu- khu, më griu si një butër pelash
Ku duroj, i ziu, futur mes"gajlerash".
 

Më afrohesh pranë si me porosi
U ndez imixhan, në zjarr u bë hi,
Aq i hollë fustani, dukesh na"cullak"
Dhe m'u ndez xhani,sado"druri i thatë"

Vërtet i moshuar,por nga sytë shoh
Ndaj kam rënkuar, bëra "obobo"!
Se i shoh me sy edhe kam neps

Ndaj them që tani po jetoj nën stres,

 

5. Ç'është kjo (zh) veshje?
Pse këtë quan veshje? DY rripëza dhe hiç
Unë e quaj"zhveshje",të ndjek si ogiç!
S'e kishe për gjë që ishe"çipllak"
Rrotull sytë tanë,kudo,përqark.
 

Të kërcente gjiri,si të qe bostan
Mua më iku syri,mend bëra"bam"
Të shikoj me neps, më shumë nuk ma mban
Se është "punë me spec",edhe djalë më s'jam.

Njëherë e ca kohë, kisha goxha vrull
Rënkoj e bëj"oh",sikur jam sëmurë
SE kjo veshja jote, e "rëndë",allafrënga
Ç'më bëre,"zotrote"?SA më iku mëndja.

Tiranë,28 gusht 2022

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat