Dritë kërkojmë

Kultura

Dritë kërkojmë

Nga: Zymer Mehani Më: 30 gusht 2022 Në ora: 07:51
Zymer Mehani

Po e ndiejmë
Se po na mund koha
Veç ajo e di
Sa u zvarritëm nëpër gurë
Mbështjellur
Me lëmashkun e qetësisë
Në luzmën e kandrrave
Të shëmtuara
Në humnerën e ekzistimit
Të mbushur me zbrazëti
E dritë kërkojmë
Githkah nëpër natë
Rruga është e gjatë
Për detin e kositur
E toka u dridhka,
Fushë e mal u digjkan
Luzma e yjeve
Na e huton hënën
Para nesh
Ngriten kulla të gurta
Që ishin, janë dhe do të jenë
Fole shqipesh
Sy më sy me tufanin e egër
Furtunat derisa të fashiten
Dhe erërat derisa të pushojnë
Mbi shkëmbinj të thepisur
Shqipet do të qëndrojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat