“Zana e Shën Martinit”, një roman ekspresionist

Kultura

“Zana e Shën Martinit”, një roman ekspresionist

Nga: Fadil Dervishaj Më: 1 shtator 2022 Në ora: 16:21
Fadil Dervishaj

I adaptuar me romanin “Paraardhësit” të autorit Muharrem Blakaj, romani “Zana e Shën Martinit” i sapo botuar, që për fat isha ndër të parët që më ra në duar, të cilin e lexova me endje. Në parim, ajo që më përvetësoi, po aq sa edhe në romani e lartcekur, është rrëfimi, ndërtimi sintaksor i veprës, ndërlidhshmëria e saktë e ideve dhe kronologjia subjektive. Pse themi se ky roman është ekspresionist, madje ne disa raste shkon edhe përtej saj, sa të kujton “Mjeshtri dhe Mrgarita” të Bulgakovit.

Ndërtimi subjektiv, pra kronologjia e ngjajeve të bën të kuptosh se po kalëron mes dy botëve të mishëruara në një, sa të duket herë herë se je në ëndërr, e herave të tjera e humbë arsyen më të vërtetën që zhvillohet pëbrenda. Koha dhe hapërira në roman duket se janë të patrajtshmë, autori lëvizë larg dhe afër me kohën, por pa ndonjë përcaktim, mishërim i sëcilës janë vetëm personazhet, që i përkasin të gjitha kohërave. Personazhet e Martinit e të Zanës, tregojnë se janë mishërim i kohës, pavdekësia e shpirtit të të cilëve lidhë cdo gjë që ka të bëjë me kulturën, historinë madje edhe konfesionet e ndryshme, duke i rigjallëruar në trupa të tjerë. Nga ana tjetër, mund të jetë si kërkesë e autorit për një pjesë të shoqërisë që ka humbur arsyen e të qenit kombëtar, pra ikja e këtij shpirti nga trupi për tu pajisur me një shpirt tjetër “artificial”, që nuk i përshtatet, por që mundohet ta mbartë me zor. Pra autori duket se përmes kësaj në mënyrë telepatike, u bënë thirrje gjithë atyre që u ka shkarë arsyeja nga qenia e tyre, ti thërrasin mendjes, të kujtojnë se kush janë, pra të gjurmojnë thellë në gjuhë, kulturë e histori, pra ta kthejnë shpirtin e tyrë në trungun të cilit i përkasin.

Mund të themi se autori me romanin “Zana e Shën Martinit”, shprehë një lloj natyralizmi ekspresionist, ku ngërthen në të figurshmëri, të cilat lidhin realitete të ndryshm me njëra tjetrën. Pavarësishtë fiksioni, autori në roman tregon realitete të hidhura ndërkohore, gjurmë dhe vrragë të pashlyeshme që i kanë ndodhur shoqërisë sonë nga pushtues të ndryshëm, si ata otoman dhe serb. Pos kësaj si më e theksuar, ka edhe mjaft fenomene të tjera shqetësuese, me të cila preokupohet shoqëria jonë, e që Blakaj është munduar t’i vë në pah si dukuri të këqia që e dëmtojnë identitetin tonë. Romani i Blakajt, është i ndërtuar në atë mënyrë, i cili kërkon vetëdije për ruajtjen e identitetit, duke e vënë në pah gjuhën, kulturën e historinë, për ruajtjen dhe kutivimin e saj në suaza kombëtare.

Në këtë rast autori e sheh se morali i shoqërisë në këtë aspekt është zbehur shumë, prandaj thirrjet e tij nuk janë të kota, që të kërkohert “varri” i trupit të dikurshëm, për ta rikthyer shpirtin e braktisur. Gjykimi i Blakajt në këtë roman është i shëndosh, në anën tjetër ngre vlerat qoftë shoqërore, qoftë të tjera në piedestalin më të lartë. Pra ky roman tregon se autori është në pikën e epërme të krijimit të prozës bashkëkohore, prozë kjo mjaftë premtuese për të sjellë risi në letërsinë shqipe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat