Nesër nis Festa e vjeljes së Rrushit “ Hardh Fest 2022”

Kultura

Nesër nis Festa e vjeljes së Rrushit “ Hardh Fest 2022”

Më: 1 shtator 2022 Në ora: 17:42
Kip Winger

Me sloganin “Ca kokrra rrushi”, këtë vit mbahet edicioni i 20 i festës së vjeljes së rrushit – Hardh Fest, që do të nis nesër ( e premte ) më 2 shtator dhe do të zgjasë deri më datën 4 shtator, n’Konak të Rahovecit ( tek shtëpia e verës).

Festivali nis nga ora 10:00 me aktivitetin e parë, ndërsa ceremonia zyrtare fillon nga ora 11:45, me prerjen e kalaveshit të rrushit si dhe adresimet zyrtare.

Hardh Fest 2022  mbahet nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Rahovecit, në mbështetje të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Partner i Festivalit Stone Castle dhe sponsor gjeneral Banka për Biznes.

E veçanta e këtij edicioni është pjesëmarrja e legjendës së muzikës rock, Kip Winger, ish anëtar i grupit Alice Cooper dhe lider i grupit Winger, i nominuar për Grammy Aëard në kategorinë “Best Contemporary Classical Composition”, i cili përformonë më 3 shtator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat