Sot nis "Hardh Fest 2022”

Kultura

Sot nis "Hardh Fest 2022”

Më: 2 shtator 2022 Në ora: 09:40
Foto ilustrim

Me sloganin “Ca kokrra rrushi”, sot nis edicioni i 20 i festës së vjeljes së rrushit – Hardh Fest, n’Konak të Rahovecit (tek shtëpia e verës).

Festivali nis nga ora 10:00 me aktivitetin e parë, ndërsa ceremonia zyrtare fillon nga ora 11:45, me prerjen e kalaveshit të rrushit si dhe adresimet zyrtare.

E veçanta e këtij edicioni është pjesëmarrja e legjendës së muzikës rock, Kip Winger, ish-anëtar i grupit Alice Cooper dhe lider i grupit Winger, i nominuar për Grammy Award në kategorinë ‘Best Contemporary Classical Composition’, i cili përformon më 3 shtator”, thuhet në njoftim.

Edicioni i 20 i festës së vjeljes së rrushit – Hardh Fest, do të zgjasë deri më datën 4 shtator, n’Konak të Rahovecit (tek shtëpia e verës).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat