Në Rahovec filloi Festa e vjeljes së Rrushit, “Hardh Fest 2022”

Kultura

Në Rahovec filloi Festa e vjeljes së Rrushit, “Hardh Fest 2022”

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 3 shtator 2022 Në ora: 11:23
Foto ilustrim

Rahovec (2 shtator 2022) : Me sloganin “Ca kokrra rrushi”, këtë vit po mbahet edicioni i 20 i festës së vjeljes së rrushit – Hardh Fest 2022, një fest tradicionale e cila filloi të premten me 2 shtator dhe do të zgjasë deri më datën 4 shtator, n’Konak të Rahovecit ( tek shtëpia e verës).

Hardh Fest 2022  mbahet nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi dhe në mbështetje të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në Partneritet  me Stone Castle dhe sponsor gjeneral Banka për Biznes.

“Hardh Festit”, ka filluar më herët, e nisur si simbolikë nga presidenti Rugova, por tradita e hardhisë te shqiptarët është qindravjeçare dhe e ruajtur shumë mirë në Rahovec.”

E quajtur ndryshe Festa e Vjeljes së Rrushit “Hardh Fest 2022”, që filloi me 2 shtator dhe do të zgjasë deri me datë 4 shtator organizohet që nga viti 2001, dhe ndërsa për arsye të situatës pandemike nuk është organizuar përgjatë dy viteve të fundit, ka për qëllim promovimin e sektorit të vreshtarisë dhe verëtarisë në rajonin e Rahovecit, si dhe turizmin rural në Kosovë.

 

Festivali nisi nga një vreshtari në afërsi të n’Konak të Rahovecit,  ku është ngritur edhe skena verore e këtij festivali tradicional  me prerjen e kalaveshit të rrushit si dhe urimin “Me berqet - e prodhim të begatë”, nga kryetari i komunës Smaj Latifi, ish kryeministri Haradinaj, drejtori i festivalit dhe pronari i Stone Castel - Rustem Geci.

Megjithatë, për drejtorin e Festivalit, Agron Sokoli, veçantia e këtij edicioni qëndron te slogani “Ajo që është më unike këtë edicion është se i dedikohet poetit tonë të njohur ndërkombëtar, Xhevdet Bajraj, i cili nuk është më në mesin tonë. Kemi vendosur që slogani këtë vit të jetë ‘Ca kokrra rrushi’, një nga poezitë më të mira të poetit”, u shpreh Sokoli, i cili tetë vjet më parë iu bashkua organizatorëve të Festivalit.

Autori i më shumë se 25 vëllimeve me poezi, Bajraj ka vdekur tre muaj më parë në kryeqytetin e Meksikës, ku kishte shkuar si refugjat në vitin 1999.

Hapjen e kësaj feste e bëri kryetari i Kosovës Fatmir Sejdiu me një fjalim pëshëndetës, i cili me këtë rast njëherit bëri edhe thirrje për ruajtjen dhe vazhdimësinë e kësaj traditë shumëvjeçare. 

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, në cilësinë e mikëpritësit të këtij festivali mbasi ua urojë mirëseardhjen personaliteteve dhe mysafirëve special , tha se : 

Pas dy vitesh pamundësie për ta realizuar mbajtjen Festivalit të Rrushit Hardh Fest, sivjet festivali i kthehet qytetarëve me organizimin më të mirë në historikun e tij.  Hardh Fest është i të gjithëve, por më së shumti bujqve dhe vreshtarëve fisnikë të Rahovecit, duke iu shërbyer  në promovimin e produkteve të tyre të rrushit, verës e rakisë së njohur rahoveciane anembanë vendit e edhe jashtë tij.

Ky vit për Hardh Fest është i veçantë sepse i kushtohet poetit dhe intelektualit të madh rahovecian, Xhevdet Bajraj që la këtë botë pak muaj më parë. Ai e emërtoi festivalin në fillin e tij dhe poezia e tij që i kushtohej vendlindjes që e donte me gjithë zemër “Ca kokrra rrushi...” është bërë slogan për këtë vit. Xhevdeti do t’i mungoj Hardh Fest-it këtë vit, por ai është kudo mes nesh, në emrin e sloganin e festivalit, por edhe me poezitë dhe aurën e njeriut të urtë që hasej gjithandej Rahovecit me miqtë e shumtë që kishte. Në bashkëpunim me KK Rahovec, ne do të gjejmë rastin ta themelojmë një çmim kushtuar poetit, mbase edhe do të kemi edhe mundësi të tjera për ta lartësuar emrin e tij në aktivitete të ndryshme e në ndonjë objekt ose hapësirë publike.

Hardh Fest e ka vendosur Rahovecin në hartën e ngjarjeve kulturore-artistike më të rëndësishme të Kosovës, ndërsa Kosovën e ka vendosur në hartën e madhe të botës dhe jorastësisht, sot, këtu, mes nesh, kemi vizitorë nga pjesë të ndryshme të Evropës.

Më duhet të shpreh falënderimin edhe për organizatorët e palodhshëm dhe të pasionuar për organizimin e përvitshëm të festivalit në krye me drejtorin Agron Sokoli. Vullneti i tyre i fuqishëm për ta çuar përpara një organizim të tillë, e ka sjell Festivalin Hardh Fest në këtë nivel, ndonëse jo gjithmonë kanë punuar në rrethanat më të mira të mundshme.

Komuna e Rahovecit nuk i ka lënë asnjëherë vetëm. Vit pas viti, mbështetja, si financiare ashtu edhe për të krijuar rrethanat hapësinore dhe infrastrukturore, ka qenë e palëkundur, ndërkohë që mbështetja është rritur për çdo vit.

Jam i gëzuar që sivjet kemi gjetur mundësitë që ta mbështesim Hardh Fest-in më shumë se në vitet e shkuara. Jam po ashtu i vetëdijshëm, se çfarëdo mbështetje që u jepet ngjarjeve të kësaj peshe, është investim që i kthehet shoqërisë sonë me përplot përfitime, si ekonomike ashtu edhe kulturore.

Nuk më mbetet asgjë më shumë se t’ju dëshiroj argëtim dhe përvojë të paharrueshme deri në orët e vona të së dielës e orët e para të së hënës.

Urime dhe Gëzuar!

Ju faleminderit!

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci mori pjesë në hapjen zyrtare të Festës së Vjeljes së Rrushit “Hardh Fest 2022”, që filloi me 2 shtator  dhe dhe do të zgjasë deri me datë 4 shtator.

Ministri Faton Peci në fjalën e tij hyrëse, Rahovecin e quajti Kryeqytet të Bujqësisë për Kosovën dhe shtoi se që nga marrja e detyrës si Ministër i Bujqësisë, Rahoveci ka qenë komuna të cilën ka rastisë ta vizitojë më së shpeshti.

Ai ndër tjerash tha se “banorët e kësaj zone shquhen për nga zellshmëria dhe dashuria që kanë për tokën e vreshtat, prandaj edhe sektori i verëtarisë është një ndër shembujt e suksesit. Verërat tona janë aq cilësore sa me lehtësi i gjen në dyqanet e restorante anë e mbanë vendeve të rajonit, Bashkimit Evropian e deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”

Ish kryeministri i Kosovës - Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në fjalën e tij u kujtojë vreshtarve të Rahovecit dhe gjithë Kosovës se sot me këtë fest për ata ka nisur një sfid e re, për të menduar dhe punuar edhe më shumë për 365 ditë të tjera.

Më pas ai ka kritikuar qeverinë e Kosovovës për pagat e arsimtarve dhe suvensionet e qeverise për vreshtarinë si dhe grantet si dhe mospromovim të duhur të biznesit të verarisë. 

Ndërsa duke e përmendur Panairin e Verërave që po mbahet në Beograd që sipas tij po merr mbështetje më shumë se festivali “Hardh Fest” që mbahet në Rahovec, ai kritikojë neglizhencën e qeverisë për verën kosovare.

Haradinaj, tha se panairi në Kosovë dënohet me mungesë rryme perderisa në Beograd po mbahet një panair i verërave.

“Kosova ka qenë dhe është shumë hapa para Serbisë në prodhim të verërave. Mbajtja e Panairit të Verërave në Beograd dhe promovimi i tij në rajon, godet direkt biznesin e verarisë në Kosovë”, tha ai.

“Përderisa i bëhet kaq promovim panairit në Beograd, panairi në Kosovë dënohet me mungesë rryme, duke pamundësuar funksionimin normal. Rahoveci është kryeqyteti i verërave në rajon, dhe për këtë arsye nga Presidenti Rugova u zgjodh të jet nikoqiri i ‘Hardh Fest’. Përkrahja e vreshtarëve tonë promovon punën e tyre dhe Kosovën në gjithë botën”, tha  Haradinaj.

Më pas gjigandi kosovar i vreshtarisë dhe prodhimtarisë së verërave dha një pritje për të ftuarit e nderit të cilët patën rastin të shijojnë verat më të mira të brendit Stone Castel dhe të  vizitoin stendat ku ishin të ekspozuara verërat dhe gjitha prodhimet tjera nga rrushi të përgatitura nga vreshtaria e tij, ekspozuar në  bodrumin e “Stone Castle”, vend ku bëhet grumbullimi, përpunimi dhe prodhimi i verës, ku u pritën nga pronari Rrustem Gecaj - presidenti i kompanisë Avdi Geci , stafi i Stone Castel zyrtarët e kësaj kompanie me bashkëpunëtorët .

Në Hardh Fest performojnë: Kip Winger, Alban Skenderaj, Minatori etj

Festa e vjeljes së rrushit në Rahovec organizohet më 2, 3 dhe 4 shtator nën sloganin “Ca kokrra rrushi”. Në konak të Rahovecit do të interpretojnë emra të njohur të muzikës vendore e ndërkombëtare.

E veçanta e këtij edicioni është pjesëmarrja e legjendës së muzikës rock, Kip Winger, ish anëtar i grupit Alice Cooper dhe lider i grupit Winger, i nominuar për Grammy Award në kategorinë “Best Contemporary Classical Composition”, i cili përformonë sot të shtunën më 3 shtator.

Festës së Vjeljes së Rrushit “Hardh Fest 2022”, që filloi me 2 shtator  do të zgjasë deri me datë 4 shtator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat