Kryeministri Kurti në HardhFest, rithekson mbështetjen për prodhimet vendore

Kultura

Kryeministri Kurti në HardhFest, rithekson mbështetjen për prodhimet vendore

Më: 4 shtator 2022 Në ora: 15:50
Foto nga vendi i ngjarjes

Në ditën përmbyllëse të festës së vjeljes së rrushit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, vizituan festivalin “HardhFest”.

Duke ritheksuar mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Kosovë për prodhimet vendore, Kryeministri Kurti i përgëzoi organizatorët për përkushtimin e tyre në organizimin e festivalit, si dhe promovimin e kulturës së rrushit.

Edicioni i 20-të i këtij festivali, mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përgjatë tri ditësh ofroi program të pasur artistik dhe kulturor. I organizuar në vreshtat e Rahovecit, HardhFest solli rrush të shijshëm, aktivitete rekreative, vizita në vreshta, muzikë e poezi.

Nën sloganin “Ca kokrra rrushi”, edicioni i sivjetmë i “Hardh Fest” iu dedikua poetit të ndjerë, Xhevdet Bajraj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat