Dëshmi e dashurisë ndaj jetës, atdheut dhe dhe lirisë

Kultura

Dëshmi e dashurisë ndaj jetës, atdheut dhe dhe lirisë

Nga: Baki Ymeri Më: 4 shtator 2022 Në ora: 18:13
Foto ilustrim

Poezia është lëngu i jetës dhe mjalta e fjalëve. Poezia e Idriz Gashit është pjesë përbërëse e qenies së tij. Poeti krijon një dialog peramanent dhe të mrekullueshëm me vetëveten, me botën, me njerëzit. Me przencën e poezisë në shpirtin e tij, ai kurë nuk ndjehet i vetmuar. Poezia është testamenti i jetës, ndërsa bota kuptohet më së miri përmes shpirtit të poetit. Poezia është dimensioni më i pastër që e posedon qenja njerëzore. Revista respektive është një kontribut i veçantë që reflekton meditimet e një poeti të talentuar të trojeve shqiptare. Mexhid Havollii tashmë e ka krijuar profilin e tij të veçantë letrar. Ai vjen para opinionit me poezi të shkurta, interesante dhe mbresëlënëse: (Vlorë, Zemërim vargjesh, Fati, Berberi, Misteri etj.)

Njeriu ka nevojë permanente për poezi, siç qielli ka nevojë për yje, siç pyjet kanë nevojë për pemë, siç bimët kanë nevojë për ujë, siç trupi ka nevojë për ushqim, siç mushkëritë kanë nevojë për ajër dhe siç syri ka nevojë për dritë. Poezia është një art i pakufishëm: ”Mal i shpresës sime,/ grindet në pyll pritjesh të mëdha,/ kohë e plagosur i rrinë në dorë,/ vendi vendit si zihet,/ të fshehtës ëndërrimtare, / më të bukurës metaforë.” (Metaforë e fshehur).

Fjalët e Mexhidit nuk kanë kufij. Ato shërojnë plagët e shpirtit dhe hapin sytë e të verbërve. Fjalët e vërteta e ledhatojnë dhimbjen dhe errësirën brenda nesh. Buka është fjalë, drita është fjalë, urrejtja dhe errësira janë fjalë. Fjalë që shërohen dhe fjalë që vrasin, fjalë që ndriçojnë dhe fjalë që errësohen. Nevoja për të folur është një nga nevojat më të nxehta dhe më të domosdoshme të njeriut, së bashku me nevojën për ushqim, për veshje, për dashuri, për vërtetësi dhe për drejtësi. Për një poet, nevoja për të thënë fjalë është si nevoja për të marrë frymë. Autori vjen para nesh me ndjenja dhe ide. Poeti i përdor me kujdes fjalët që e ndihmojnë të shprehet, gjithmonë duke pasur diçka për të thënë: „Tërë jetën,/ me ty u grinda./ Gur e dru,/ për ty rrokullisa./ Më njërin sy,/ më shikon me habi,/ dryron kohën/ me dhimbje në gji./ Gjak dhe lot,/ na u bë jeta,/ tek e çjerr fytyrën,/ lakuriq e vërteta.” (Liria)

Fjalët kanë fuqinë t’i japin jetë një universi të pafund. Ato mund të sjellin në jetë një regjistër të pafund të ideve dhe ndjenjave. Pra, imagjinoni se keni në dorë një violinë që e keni marrë si dhuratë nga prindërit tuaj, domethënë një shpirt të ndjeshëm dhe delikat. Përmes tij, ju keni aftësinë për të transmetuar dridhjet e dashurisë në fund të botës. Por kjo varet nga mënyra se si e mësuat artin e transferimit në realitetin e ndjeshëm të aspiratave fisnike të shpirtit. Mendimet e Mexhid Havollit janë flutura të metamorfizuara në mendime. Të gjitha këto ndikojnë që mendimet e poetit të përshkruajnë një profil lirik origjinal: „Dimër i acartë poezishë,/ më ec maj gishtash në heshtje,/ përballë një kohe me shi t'hekurt,/ rishtas./ Është dhimbje e moçme,/ që thyhet në varg, / çon jetë në hark,/ pastaj,/ zjarr e hi lë pas vete përsëri.” (Metaforë e fshehur).

Botimi i një reviste apo vëllimi të ri me vargje të reja, përfaqëson një festë të shpirtit për lexuesit e poezisë. Lekturimi i një vëllimi të këtillë shndërrohet në një përjetim të thellë estetik që manifeston sentimentin e lindur në mënyrë të natyrshme, një ndjenjë e bekuar që bashkon trokitjet e dy zemrave të gërshetuara me fërgëllimën e zjarrit romantik, autori dhe lektori duke realizuar një binom komplementar, i pari duke ofruar, ndërsa i dyti duke receptuar intenzitetin e ndjenjave, thellësinë e përjetimeve, kuptimin e temave dhe sfondin ideatik që fshihen në zemrën e çdo poezie. Sipas librit më të ri të Zt. Mexhid Havolli, ekzistojnë dy botë. Bota e ndjenjës atdhetare dhe bota e sentimentit poetik. Lirikës së tij i mungon banaliteti dhe pornografia. Ajo është një lirikë reale që buron nga zemra: „Je copë e gërvishur/ e shpresës sime,/ që sillet vërdallë./ Pa datë të lindjes,/ çon jetë të shthurur,/ mes gurit e drurit./ Nuk e di, e ke përnjëmend,/ tek brenë miza hekur,/ më rri i heshtur,/ një fragment.” (Fragment).

Vargjet e poetit janë materializuar sipas dëshirave tona, sepse në to reflektohet bota realiste e përshkrimit poetik. Në vargjet e Mexhidit shkëlqen drita e dashurisë, magjia e saj dhe bota e e kuptimit realist. Revista “Shqiptari” me vargjet e tij, lindi nga një impuls fisnik, duke qenë i menduar si një befasi e re letrare dhe sentimentale. Veprat e këtilla e pasurojnë botën tënë letrare dhe e fisnikërojnë qytetërimin e një kombi, duke qenë realizime të mëdha etike, sinteza të një koncepti për jetën, dëshmi të mendimit dhe ndjeshmërisë së një populli në kontekstin e historisë aktuale të atdhetarizmit dhe sentimentalizmit shqiptar. Ky është misioni i krijimtarisë letrare në rradhë të parë, dhe të botës së bekuar të arteve në përgjithësi.

Mexhid Havolli është ndërgjegja estetike që aspiron drejt origjinalitetit dhe objektivitetit. Ai është një poet i lindur që nuk e kopjon realitetin, sepse realiteti për të është jo vetëm një pretekst për të krijuar një botë të re, por edhe për krijimin e ligjeve të reja të ndjeshmërisë dhe harmonisë. Krijimi është një magji që të shpie në tryezën e shkrimit, që të nxit t’i ripërjetosh ngjarjet me një intenzitet të ri subjektiv, të cilat të duken më reale se sa vetë realiteti objektiv. Vepra e shkrimtari tonë që vjen nga zemra e Dardanisë antike, përbën realitetin e një jete personale, me vargjet e një misterioziteti që gërshetohet me magjinë e bekuar të dashurisë.

Mexhid Havolli është njëri nga poetët më të talentuar të trojeve tona, një mëmëdhetar me ndjenja të zjarrta dhe ideale të larta, një vlerë e veçantë që digjet për kombin dhe atdheun e të parëve tanë, për dashuri ndaj vargut të gërshetuar me ndjeshmëri, si dhe për adhurim ndaj fjalës dhe hijeshisë së saj. Në këtë kontekst, duke shfletuar vargjet e tij, konstatojmë se poezia për autorin është dëshmi e dashurisë dhe pasqyra e shpirtit që të bën të famshëm po qe se din ta “ngarkosh” vargun me thjeshtësi dhe thellësi, me dritë dhe ndjeshmëri. Që në faqet e para të kësaj reviste me karakter poetik dhe publicistik, ballafaqohemi me meditime mbresëlënëse: „Po s'të zura me agimin e parë,/ zogu do të mbes pa këngë,/ lisi pa gjeth, pa fjalë ./ Kot e ke,nëse nata të mbulon,/ hëna do të jetë fanar,/ i këngës që udhëton,/ gjëmon.” (Lakonike).

Zt. Mexhid Havolli shkruan për Vlorën dhe Sarandën, për rikthimin, për jetën dhe ekzistencën, për thembrën e Akilit, për individin dhe shoqërinë, për mençurinë dhe profecinë, për luftën dhe pandeminë, për ëndërrat lakuriqe, për shëtitje në hënë, për atdheun, për fisnikërinë dhe dashurinë. Ai i anashkalon subjektet me karakter pesimist, duke i dhënë prioritet ëndërrimit dhe kërkimit. Në vargjet e tij ballafaqohemi me subjekte kushtuar atdheut dhe dashamirëve në plotninë e hapjes së hapësirave. Duke vajtur nga nevoja e gjetjes së esencës, Zt. Mexhid Havolli vjen në mënyrë kategorike të justifikojë vlerat atdhetare, hyjnore e natyrore të asaj që ka arritur të fanitet gjithmonë dhe gjithandej.

Nga fryti i ëndrrave tuaja, ne ndiejmë tingujt e psherëtimave tona. Poezia e autorit është e ngarkuar me një imazh specifik, i cili shpreh jo vetëm shoqata, por edhe tema shpesh befasuese. Zbulimet filozofike janë gjithmonë të veshura me marrëdhëniet e thjeshta të jetës së përditshme. Kaligrafe e gjendjeve dhe çrregullimeve shpirtërore. Mexhid Havolli ka guximin të flasë të vërteta, të rikrijojë jetën nga fragmentet e ëndrrave dhe mistereve. Ai është poet i ashpërsisë rebele të gjendjeve të ndërgjegjes, të dinamikës së rrëfimit, duke tërhequr vëmendjen e lexuesit, të cilin ai e fton në meditim dhe në rikrijim të shpirtit.

e ideve, fuqia e kontabilitetit verbal që zbulon një jetë të përditshme të butë ose të trazuar mund të jetë e parëndësishme në thelbin e saj, provojnë një poezi të thellë, të ujitur nga kaq shumë beteja shpirtërore, një shenjë e hijeshisë së gjendjeve lirike autentike. Mexhid Havolli është arkitekti që e riorganizon poetikisht botën, sipas shpirtit të tij, kaq të thellë dhe misterioz. Autori rigjen një rrugë për të dhënë një përkufizim të shkretëtirës që përgjon nëse nuk gjejmë forcën për të njohur përjetësinë e poezisë. Pronari i këtyre vargjeve nuk është një poet i shqetësuar, por një vetëdije e frymëzuar. Bukuria hyjnore në poezi zgjon shqisat e fjetura.

Vargjet e Zt. M. Havolli na e mbushin shpirtin me ndjenja të bukura. Autori buzëqesh, edhe pse shikimet e kalimtarëve ia ndajnë shpirtin në dy pjesë. Në pjesën e parë përjetimi, kurse në të dytën ëndërrimi. Meriton t’i themi Tungjatjeta sepse e meriton, siç i meriton edhe veprat e botuara dhe mirënjohjet. Jemi krenarë që ka krijuar një miqësi të fuqishme letrare, duke botuar disa libra ku tema kryesore është rruga e suksesit dhe ura e shëndetit. Mburremi me faktin se si arriti të punojë me sukses për realizimin e projekteve, ura e tij duke u bërë më e fortë, për të kaluar çdo sfidë për të arritur në prag të lumturisë me realizime ëndërrash dhe projektesh. (Bukuresht, Vjeshtë 2022)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat