Në çdo hap paç bekim e dashuri

Kultura

Në çdo hap paç bekim e dashuri

Nga: Gezim Loka Më: 5 shtator 2022 Në ora: 09:00
Gezim Loka

Ti nuk je Mbretereshë përralle,

Ti je njomështi e kthjelltësi,

Ti je për ne Mbretëreshë reale,

Na zgjon në zemra një mal me dashuri.

 

Gjyshi të do më shumë se veten,

Më fal aq gëzim dhe ngrohtësi,

Veç me mbarësi e dritë e paç jetën,

Në çdo hap paç bekim e dashuri!

 

Ti je kaq e njomë dhe e pafajshme,

Ëmbëlsi e dritës së agimit,

Me gugatjet e tua prej pëllumbeshe,

Mi jep krahëp ranvere ti frymëzimit.

 

Ti ke ditëlindjen, je si vetë blerimi,

Na sjell gëzim e fort na ngazëllen,

Me ty qoftë dita, me ty qoftë bekimi,

Në zgjimin tim më i bukuri refren

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat