Me koncert përmbyllet organizimi “Ditët e Nënë Terezës”

Kultura

Me koncert përmbyllet organizimi “Ditët e Nënë Terezës”

Më: 6 shtator 2022 Në ora: 18:27
Foto ilustrim nga vendi i ngjarjes

Me një koncert nga Kori dhe Orkestra e Filarmonisë së Kosovës u përmbyll organizimi “Ditët e Nënë Terezës”.

Koncerti që u mbajt në Qendrën “BogdaniPolis” kishte një program të pasur artistik, kushtuar Shën Nënë Terezës, njofton Klan Kosova.

U hap me ‘Vals Hyjnor – Himn për Nënë Terezën’ të kompozuar nga Genc Tukiçi në interpretim të sopranos Adelina Paloja ndërsa u interpretuan edhe veprat ‘Nënë Tereza’ nga Kreshnik Aliçkaj nga soprano Arta Jashari e Mustafë Ramaj në lahutë dhe “Rilindjes” e kompozitorit Valton Beqiri nën dirigjimin Edon Ramadanit. Mbrëmja u përmbyll me fragmente nga ‘Rekuiemi’ i Mozartit me solistët Kaltrina Miftari (soprano), Diellza Sylejmani (mexosoprano), Granit Musliu (tenor) dhe Armando Likaj (bas), nën dirigjimin e Baki Jasharit.

Të pranishëm në këtë koncert ishin, presidentja Vjosa Osmani, ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ministrja e Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, Ipeshkvi i Kosovës imzot Dodë Gjergji, deputetë, artistë dhe qytetarë.

Me propozim të Ministrisë së Kulturës, Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për shpalljen e 5 shtatorit si Ditën e Humanizmit në Kosovë.

“Ditët e Nënë Terezës” të organizuara nga Qeveria e Kosovës, kanë nisur më 26 gusht dhe për këto ditë ka pasur shumë aktivitete përkujtimore e kulturore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat