Para disa ditësh doli nga shtypi „Mutter Teresa Ganz Nah“ e Don Lush Gjergjit

Kultura

Para disa ditësh doli nga shtypi „Mutter Teresa Ganz Nah“ e Don Lush Gjergjit

Nga: Pal Sokoli Më: 7 shtator 2022 Në ora: 11:46
Kopertina e librit

Këto ditë doli nga shtypi libri „Mutter Teresa ganz nah“ (Gespräche mit der Heiligen Mutter Teresa) e Dr Lush Gjergjit e përkthyer nga gjuha shqipe me titull „E kam në zemër popullin tim shqiptar“. Libri është përkthyer nga Selajdin Gashi dhe Arben Gashi dhe i përgaditur për botim nga LSHAKSH-në Gjermani dhe sekretari, Pal Sokoli. Korrektore është Silivia Schmitz-Gashi. 

 Libri është botuar me një titull tjetër nga ai në gjuhën shqipe “ Nëna Tereze nga afër“ vetëm për ta dëshmuar si të afërt për të gjithë e sidomos për lexuesit gjermanfolës.  

Shtëpia Botuese; Bernardus-Verlag in der Verlagsgruppe Mainz, në bashkëpunim me, Lidhjen e Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani nxoren këtë Libër pikërisht për jubileun e 25 vjetorit të shkuarjes në amshim të Nënë Terezës dhe nëntëmbdhjetvjetorit të shenjtërimit të saj. Libri përmbanë intervista të autorit dhe intervista të tjera më nënën tonë tanimë shenjtore. 

Libri ka 93 faqe dhe i është përmbajtur botimit origjinal të botuar nga Don Fatmir Koliqi. Ky Libër kohëve të fundit është promovuar nëpër të gjitha trojet shqiptare dhe është përkthyer edhe në gjuhën angleze dhe italiane. Pritët të përkthehet edhe në gjuhë të tjera. 

Falënderojmë përzemërsisht Don Lush Gjergjin dhe Shtëpinë Botuese “Drita” me Don Fatmir Koliqin për bashkëpunim dhe konsultim. Libri kushton 15 Euro dhe për momentin mund ta porostini te LSHAKASH- në Gjermani dhe Pal Sokoli; Tel: 01774157694. Don Lush Gjergjit i urojmë jetë të gjatë dhe suksese në jetë, përzemërsisht i falënderojmë kontribuesit që bënë të mundshme daljen në dritë të këtij Libri. 

Pal Sokoli (Mobil: +4911774157694)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat