"Të jem za i fuqishëm i gruas"

Kultura

"Të jem za i fuqishëm i gruas"

Nga: Faton Mehmeti Më: 10 shtator 2022 Në ora: 16:15
Arjola Zadrima

Arjola Zadrima është peote e njohur nga Shkodra, deri tani ka të botuar tri vepra me poezi.

Libri i parë me poezi titullohet "A ban me m'lshue pak rrug'" është botuar në 2015

Libri i dytë me poezi titullohet "Carpe Diem" botuar në 2018, ndërsa e Libri i tretë titullohet "Po të due unë" botuar në Kosovë në 2022.

Përveç si peote, Arjola është edhe moderatore në emisionin në Pena e Shkodrës në RTSH e Shkodrës.

Me Arjolën zhvilluam një intervistë për "Bota Sot".

"Bota Sot": Çfarë të shtyu të bëhesh poete, dhe kur shihni në retropsektivë a do zgjidhje prap lëtë rrugë të jetës të tē qenurit poete?

Arjola Zadrima: E bukur, nuk e kisha mendu ndonjëherë se ka një shtysë drejt pasionit. Rreshpja thoshte kam lindur i mallkuar me art. Gjithsesi. Unë mendoj se vargëzimin e kam ndër vena, pra nuk ka një shtysë të veçantë. Përsa i përket rrugëtimit drejt letërsisë ndoshta edhe si " poete" kjo nuk zgjidhet , është talenti dhe mënyra se si ti rritesh nëpërmjet dijes dhe librave që të çon në një rrugëtim.

"Bota Sot": Si e vlerësoni sot poezinë shqipe, a është majftueshëm e kultivuar?

Arjola Zadrima: Gjithçka është në varësi të mënyrës se si i qasesh poezisë, autorëve, dhe stilit që  karakterizon secilin prej tyre. Patjetër që kemi letërsi të mirë edhe poet të mirë fort, po të them disa Prof. Primo Shllaku, Rita Petro, Donika Dabishevci,  Luljeta Lleshanaku e shumë miq të tjerë, mjaftojnë që bëjnë një koloni poetësh edhe sot. Koha që është e çuditshme  sillet larmishëm në shumë poezi të cilat i lexoj me ëndje.

"Bota Sot": Ju jeni edhe prezentuese emisionit Pena e Shkodrëss në RTSH e Shkodrës, si ndjeheni si orezentuese, dhe mysafirët në cfarë kritere i përzgjedhni?

Arjola Zadrima: Ah moderatore e emisionit Pena e Shkodrës. Nuk është diçka e zakontë të drejtosh një emision mbi letërsinë dhe penat më në za të qytetit e jo vetëm. Jam e kujdesshme ndaj çdo të ftuari në studio të Rtsh Shkodra. Jo vetëm për mënyrën si do e sjell emisionin por edhe mesazhi që do përçoj. Duke kuptu që emisioni Pena e Shkodrës ka ka kapërcy kufijtë dhe ndiqet nga një publik i gjanë ,mundohem të krijoj atmosferë por edhe të jem një za i fuqishëm i gruas.

Gjithsesi emisioni ka si qëllim jo vetëm edukativ sepse të afron me librin dhe në të shumtën e rasteve edhe autorin por edhe sensibilizues mbi tema delikate psikologjike që  prekin komunitetin.

"Bota Sot": Nga kontaktet tuaja, sa janë të rinjtë  të intersuar për poezinë, për letërsinë shqipe?

Arjola Zadrima:  Mbase jo shumë, por janë dhe kjo më gëzon. Por lexojnë ende dhe kjo është një lloj fitore në një kohë digjitale. Shkruajnë dhe kjo është e bukura e jetës,nesër do kemi poetë të mirë ,kjo është arritje.

"Bota Sot": Cilat janë planet, synimet tuaja të ardhshme ?

Arjola Zadrima: Planet, mistika mbetet një tipar që më pëlqen ta vesh nganjëherë. Por diçka po zbuloj, pse mos të vi në prozë, mbase është më tërheqëse Arjola. Shohim ☺️

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat