Integriteti dhe fati në mjegullnajën e një kohe

Kultura

Integriteti dhe fati në mjegullnajën e një kohe

Nga: Xhavit Çitaku Më: 11 shtator 2022 Në ora: 12:08
Kopertina e librit

Historia njerëzore duke kaluar nëpër hallkat e jetës krijon realitete nga më të ndryshmet. Në këto hallka të ndërlidhjeve ekzitenciale janë krijuar fatet nëpër lindjet dhe përvijimet e dashurisë për të ardhmen. Nëpër shtegtime, jeta ka krijuar ; dashurinë, dhembjet, synimet për të tejkaluar momentet e padëshiruara në kërkim të lumturisë. Në romanin e Xhavit Çitakut ’’ Ëndrra të thyera’’, fati i një familjeje kalon nëpër udhëkryqet e tragjedive shpirtërore, të cilat ruajnë në vete momentet më dalluese. Njëra nga këto familje është edhe familja Caka, e cila begaton jetën me punë e ndershmëri. Në faqet e romanit, gjatë leximit, përjetohet një kohë që ruan karakterin e njeriut nëpër periudha të ndryshme, ato marrin nëpërkëmbë integritetin e njeriut. Periudha e trajtueshmërisë së ngjarjeve në roman i përket viteve të pas Luftës së Dytë Botërore, deri kah fundi i viteve të 60- ta. Si bartje e fanatizmit dhe ndikimeve të robërisë.

Romani në zhvillimin e ngjarjve artikulon një kohë të padëshirueshme,e cila ka ndikimet e veta nga një faktorë në tjetrin. Njeriu dhe koha krijojnë personalitete nga më absurdet,mirëpo, këto janë padrejtësitë e kohëve në robëri. Autori në trajtueshmërinë e rrëfimit ka krijuar skena rrënqethëse, ato janë vetë realiteti i egër i një kohe. Tradita e sundimit të pakuptimtë dhe shtrirja e botëkuptimit arrinë deri ne absurditet. Tematika e romanit ka shtrirje të padurueshme në pafajësi dhe ruan mënyrën rrëfimit të romanit tradicional shqiptar, në realitet vetë jeta dhe preokupimet e botës shqiptare gjatë këtyre viteve kanë komunukuar në suaza të ruajtjes tradicionale, pa e peshuar e respektuar integritetin e femrës. Romani i Xhavit Çitakut “Ëndrra të thyera”, bashkëudhëton me disa ngjashmëri, përafërisht të përbashkëta dhe komunikon në frymën e romaneve: “Malësorja” të Nazmi Rrahmanit, “Sikur t`isha djalë” të Haki Stërmillit dhe romavene “Lulja e Kujtimit” të Foqion Postolit , “Gremina e dashunisë” Mustafa Greblleshit, e në shumë përgjasime të tregimeve shqiptare, të shkruara nëpër fazat e ndryshme pas viteve të 60-ta, edhe romani i Xhavit Çitakut”Ëndrra të thyera”, shpalosë plagën e familjes Caka. Përmbajtja e romanit dhe syzheu brenda tekstit, artikulon në fatin e pambarim,e të padëshirueshëm të shumë femrave të asaj kohe. Dallimi dhe analogjitë nëpër vepra letrare janë të dukshme, ato domosdo që secila nga ndodhitë karakterizojnë në dallimin e tyre, ato artikulojnë në dhembjet e femres nëpër kohë. Bota shqiptare nëpër kohë ka trashëguar edhe tipare të ambientit lokal, këto specifikojnë në karakterin e njerëzve të asaj treve, mirëpo, thelbësore është tipizimi i personazheve dhe veprimet jo të mira brenda rrethit familjar. Këto dukuri shqetësojnë rriten e familjeve nëpër kohë.

Dukuritë e këtilla bëhen fenomen në shumë familje, kurse personaliteti egocentik i ndonjërit prijës në familje, krijon rrethin e tij me njerëz që diktojnë në fatin e dashurinë e sinqertë. Këtë rol sundimi e luan edhe vëllai i Ajshes. Fatkeqësitë në familje, pas vdekjes tragjike të shoqit të saj, dhembjet e mundimet shtohen njëra pas tjetrës. Në roman Xhavit Çitaku, personazheve i ka dhënë lirinë e komunikimit, kurse liria e zemrës jeton vetëm në ëndrrat e tyre, ato mbeten të ngujura brenda zhgënjimit. Kryefamiljarja Sala, udhëheq familjen me shpresë se shtëpia e saj do të tymojë gjithmonë më gëzime e lumturi. Portetizimi i saj, është dhënë me mjaftë lirizëm të matur dhe bindës për karakterin e saj.

Portetizimi i personazhit negativ dhe ndikimi i tij në prishjen e sagës për të ardhmen

Periudha e ngjarjeve të trajtuara në roman është kohë e ndryshimeve të mëdha shoqërore në jetën e njerëzve tanë. Koha në mes dy luftërave botërore, asaj të parës dhe të dytës i kanë specifikat e veta. Pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, bota shqiptare jetoi mes dy sundimeve asaj të largimit të Perandorisë Osmane dhe presionit të madh për shpërngulje nga sunduesi serb. Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, sunduesi vazhdoi me të njëjtën mënyrë platformën politike, ndërroi formëm, po qëllimet e largimit të shqiptarëve nga Kosova i kishte më të sofistikuara në pamje të politikës ndërkombëtare. Në këto realitete formohet edhe personaliteti i kryepersonazhit negativ në romanin e Xhavitit. Bartësi i familjes i thyen shpresat ëndrrimtare për vetë familjen e tij. Neziri, njeri egocentik dhe me fanatizmin kanunor shfrytëzon situata komplekse deri në absurditet. Autori që në faqet e para të romanit ia bënë me dije lexuesit, se kryeprotagonisti i romanit vepron në vijueshmshmëri të keqpërdorimit të rrethanave të kohës. Ai në një anë punon për vete deri në keqpërdorim dhe në anën tjetër kamuflon me traditën kanunore të vendit. Këto dy elemente, ai i shfrytëzon mrekullisht. Në realitet i tërë zhvillimi i ngjarjeve zhvillohet për përfitime personale. Ai edhe në familjen e tij me bashkëshorten, sillet me arrogancë dhe shfrytëzon e keqpërdor pozitën e tij në punë të shtetit. Autori e ilustron me pak fjalë karakterin, veprimet e tija në familje rolin e tij me njerëz të ndryshëm, të cilët i keqpërdorë atëherë kur atij i nevojiten: ”Pasi morën tesh e kotesh Ajshja së bashku me dy vajzat e saj mbërriti në shtëpinë e të vëllait. Ai së bashku me familje jetonte në fshat ngjitur për qyteti. Neziri, kështu quhej i vëllai, ishte i punësuar dhe gjendja e tij ekonomike ishte mesatare. Mirëpo, ai merrej edhe me disa punë të pista dhe kësisoj kishte arritur që të ndërtoj një shtëpi të mirë dhe të mobiluar për bukuri”.

Nuk pyetet motra dhe askush, ai vepron siç i dikton situata e përfitimeve personale. Ndërkaq, në dukje të vendit ku jetonin këto familje, ai vepronte kinse me rregullat kanunore. Pra situatat e krijuara në romanin “Ëndrra të thyera”, përfaësojnë diktain e njeriut nëpër sundime bashkë me diktatin kanunor, që të dy këto elemente i kanë lidhjet e veta nëpër kohë, ato veprojnë, diktojnë në vendnumrim të kulturës, kurse fati i njeriut tonë është nëpërkëmbur nga vetë familja, e mos të flasim, se atë e ka mbrojtur ligji i shtetit, përkundrazi këto elemente kanunore janë stimuluar në mënyra të ndryshme dhe kështu jeta e njeriut tonë ka ecur nëpër mjegllnajën e kohëve.

Pafuqia e e njeriut arsimdashës

Vendosja e motrës tek i vëllai dhe martesa e saj me diktat janë momentet më të rënda për botën e një nëne, përkundër kundërshtimit të Ajshes, i vëllai e marton atë për interesa të tija, gjëja se martesa e saj ruan familjen dhe traditën kanunore.

Shkollimi i Fatimes dhe Sanijes, të krijojnë bindjen se i vëllai Neziri po kujdeset mirë për mbesën dhe vajzën e tij. Ato nuk ndalohen në shkollim, mirëpo, përkundër kësaj ato e kanë të ndaluar çdo gjë shpirtërore për të ardhmen e tyre, dashura e tyre nuk realizohet sipas vullnetit të zemrës. Fatimja dhe Sania nuk e kanë lirinë e zgjedhjes së tyre, ato edhepse veprojnë në kurorëzim të dashurisë shpirtërore në mënyrë të fsheur, përkundrazi Neziri nuk lejon. Martesa e Sanijes pa lejen e babait të saj Nezirit, kapja e saj nga shtrati që natën e parë me të dashurinë e saj, dëshmojnë se Neziri,vepronte me autoritet të madh. Kurse pengesat e dashurisë për Fatimen, janë të dukshme, sepse ai e marton atë pa e pyetur askend. Kryprotagonisti, nuk pyet, ai vepron ashtu siç ia do interesi i tij. Përkundër asaj se Fatimja ishte nxënësja më mirë në shkollë dhe hartimi i saj ishte shpalllur më i miri në shkollë, asaj nuk i lejohet shkollimi të përfundohet, ambiciet e saj nëpërkëmben nga daja. Po kështu veprohet edhe me motrëne saj Nexhmijen. Këto zhvillime të ngjarjeve në roman, shpalosin absurditetin e kohëve për njeriun tonë. Ato ruajnë në vete botën tonë në zhvillimet e kësaj periudhe, ata shpalosin botëkuptimin e atyre kohëve, nëpër të cilat kanë kaluar fatet e femrës.

Romani i Xhavit Çitakut’ Ëndrra të thyera”, në tërë trajtueshmërinë brenda tekstit flet për dukuri, të cilat kanë bartur imazhin negativ te një shtresë e njerëzimit në botën shqiptare, dukuri kjo që ka qëndruar nëpër kohë, si pasojë e mosshkollimit dhe ndikimeve të maskuara politike të sunduesit .

Autori dëshiron të rikthekthej vëmendjen te bota shqipatre, për njëren nga këto familje, të paraqes ngjarje e përjetime reale të një kohe, lexuesi i sotëm, çfarë mund të thotë për këtë fat të nemur ?, a mud të besojë gjenerata e sotme këto ndodhi jetësore?. Këtu qëndron vlera e trajtimit të ngjarjeve në roman. Autoi me shumë kujdes ka depërtuar në përjetimet e protagonistëve,ato si të këtilla, këto trajtime i përkasin realitetit të një kohe të afërt , të kaluar.

Gjuha e protagonistëve është e qartë, ajo spikat në fajlëformimin e përjetimit si ngjarje dhe si fenomen i një kohe. Personazhet janë të stolisura me karakterin, frymën e kohës dhe si të këtilla i forcojnë idetë e autorit në konkretizm të variacionit artistik. Xhavit Çitaku , përkundër zhvillimit të mendimit latrar, që sot shkruhet, rrëfimin e ka riaktualizuar përmes ironisë e fatit në frymën artistike, kurse si tematik e shtruar në prozë komunikon me proceset e kohës. Kështu, në ndërdijen artistike dhe peisazhin e natyrës dhe rrethant kohore krijohet profili personazheve, duke i dhënë artit letrar refleksionin intim të protagonistëve. Romani ka mesazhin e qartë dhe kështu, e keqja zberthen esencialisht karakterin, moralin e njeriut si dëshmi në transformim ,e në njohje të vetes dhe si peshore në ndërgjegjen njerëzore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat