​Përkujtohet studiuesi arbëresh Pal Skiroi

Kultura

​Përkujtohet studiuesi arbëresh Pal Skiroi

Më: 12 shtator 2022 Në ora: 16:27
Foto ilustrim

Qendra e Publikimeve dhe Studimeve për Arbëreshët, kujton sot në 81-vjetorin e ndarjes nga jeta studiuesin arbëresh Pal Skiro (Paolo Schirò). Pal Skiroi lindi më 1866 në Horën e Arbëreshëvet (Piana degli Albanesi), Siçili. Ai ndoqi studimet në seminarin arbëresh të Palermos, rektor i të cilit do të bëhej më vonë.

Në vitin 1912 themeloi revistën e së dielës arbëreshe, “Fjala e t’in Zoti”, një revistë fetare, por edhe një shkollë dhe vatër patriotizmi për shumë të rinj arbëreshë. Pal Skiroi është autor i shumë përkthimeve fetare që u botuan kryesisht në këtë revistë gjatë viteve 1912-1915.

Atij i njihet merita e rizbulimit të Mesharit të Gjon Buzukut, i pari libër në gjuhën shqipe që përfundoi së shkruari më 1555. Skiroi e kopjoi tekstin më 1909-1910 dhe përgatiti një transliterim të tij, por ky studim nuk u botua i plotë.

Puna e tij e fundit, ishte përkthimi i Liturgjisë së San Giovanni Crisostomo më 1964, në Palermo. Pal Skiroi vdiq më 12 shtator 1941 në Horën e Arbëreshëvet./atsh/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat