Si ta gëzojmë ne tokën tonë?!

Kultura

Si ta gëzojmë ne tokën tonë?!

Nga: Sami Arifi Më: 15 shtator 2022 Në ora: 07:23
Sami Arifi

Ku na lanë nënë e loke,

pijmë ujtë s’pari t’kësaj toke!

Ku frymuam s’pari oksigjen,

u bëmë pjesë n’të shtrenjtin atdhen!

Ishin varrosur aty etërit tanë,

n’përpjekje për t’mbrojtur vatan!

Këtu ngrohë dielli timen shtëpi,

veç këtu shpirti gjenë qetësi!

N’dhene t’huaja jeta është kot,

me askend s’njihesh dot!

Si t’bëjmë risi tani ne,

ta zbukurojmë t’shtrenjtin atdhe!

T’bëjmë jetën për t’u gëzuar,

për atdhen tonë për t’punuar!

Se kështu e gëzojmë ne tokën,

flasin shqipet me vëlla e motrën!

Ndryshe kemi për t’u djegur,

dheu i huaj s’ka për t’na tretur!

S’fundi eshtërat n’dhe tonë t’hyjnë,

ndaj etërve tonë t’kruejm porosinë...

Ne kështu gjatë e ruajmë vehtën,

eshtërat tonë veç n’atdhe kur tretën...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat