Ta kam fal!

Kultura

Ta kam fal!

Nga: Fatmir Lohja Më: 17 shtator 2022 Në ora: 09:58
Fatmir Lohja

Në mëngjez po ecja me ritëm më të shpejtë se zakonisht. Te bari lagjes ma vonuan kafenë. Kam qenë gjithnji i përpiktë në zbatimin e orarit zyrtar. Te semafori në qender të qytetit shoh Gencin. Eshtë një komshi i vjetër. Ka vite që ka shkuar në emigrim. Tokëm grushtat, sipas modes së re nga pandemija e kohës.

Si je?- e pyes me dashamirësi.

Top, - ma kthen shkurt.

U çudita nga përgjigjet e tija të shkurtra. Për ke e pyesnja ,më jepte të njëjten përgjigje :” Ta kam falë!”Më fali djalin, vajzen ,vëllain e madh, dhe të voglin , motren e madhe, dhe të vogël. Kur u ndez semafori në gjyrë jeshile, u turra vrap për të kaluar në anën tjetër.

Pse u largove?- më pyet me zë të lartë, kur gjendesha në mes të rrugës.

Sa dhurata me dhe ti sot, për tërë jetën nuk i kam marrë,- i përgjigjem nga ana e tyjetër e rrugës.

E shtova ritmin e ecjes. Po e ndjeja se nisi djersitja. E kam zët të shkoj në zyrë me djersë në trup. Te dera institucionit më bëri pritë patronazhisti.

Do të pimë një kafe?- më urdhëroi me një buzëqeshje të shtirë.

E kam pirë .Po deshirove të pres në zyrë,- dhe u largova, pa i dhënë dorën e ndarjes.

Nuk vonoi shumë dhe patronazhisti më vjen si fant spathi në zyrë.U ul te karrikja përballë. Kompjuteri ende nuk qe nxerë për punë.Ndërkoh zotërija e vezhgonte zuren me shumë vemendje.

Ju mbështetni të djathten?- me pyet papritmas.

E shoh në dritë të syrit, për ta marrë vesh në se e kishte me seriozitet pyetjen. I fut një zgërdhirje të tmerrshme në fytyrë. Nuk I kthej përgjigje.

Ne duhet të bëjmë edhe punën, që na kanë caktuar,- më foli me ton,për të me kujtuar detyrat e mbrashta të tijat.

Sipas rregullores se institucionit, e kam të ndaluar të merrem me politikë në orarin zyrtar,- ia kthej me nofulla të shtrenguara.

Duhet të më përgjigjeni detyririmisht, se këtë detyrë kam unë!

I fala të djathten me gjithë Reublikanë dhe Monarkistë, të cilët vetëm në Shqipëri janë në kualicion.I fala politkanët e qendres ,që nuk merren vesh se kush është I djathtë, e kush është i majtë, me kualicionet parazgjedhore.Rilindjen e fala me shumë dashuri sëbashku me socialistët.E pashë mirë ,se u mërzit shumë. U largua tepër i merzitur nga dhurata e fundit.

Të nesërmen në mëngjez gjej një letër,ku më komunikohej pushimi nga puna, me motivacionin se merrem me politikë gjatë orarit zyrtar. Më urdhëronin të ankimohesha vetëm në gjykatë. As një nga përsoneli nuk më priti për sqarim. Kërkova të dorëzoj inventarin e zyres. Më urdhëruan të dorëzoj çelsin e zyres,dhe te avullohesha pa humbur sekonda. Më premtuan se nuk do të më vinin gjë në ngarkim.

I merziter, i turpëruar , dola në rrugë. Në tru më shtrengonte pyetja:”O marrok! Si i fale Rilindasit sëbashku me Socialitët?” Nuk i mbaja dot në shpina tëra ato dhurata në një ditë. Mendova te mos ngarkohesha më, prandaj ia fala patronazhistit tërë politiken mbarë.

Një mik, më vonë, më beri verejtje, se jam treguar I pazgjuar. Ishte në nje mendje me mua, por vetëm patronazhistin nuk duhej ta falja, se edhe sot do të isha në punë qind për qind. Nuk e di në se ka të drejtë! Avokati ma bëri të qartë. Për pesë vite nuk marr as para, as rikthim në punë, edhe në se e fitoj të drejtën nga gjykatat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat