Bashkëbisedim dikur…

Kultura

Bashkëbisedim dikur…

Nga: Xhelal Hoxha Më: 17 shtator 2022 Në ora: 12:09
Xhelal Hoxha

Dikur më herët im at, Hemi ndjesë pastë

Që ishte shumë njeri dhe punëtorë i madh

Shortonte mollë, ku i kthente në dardhë

Në pleqëri e kishte lëshuar, një mjekër të bardhë

Më këshillonte e më uronte vazhdimisht mua:

Biro qofsh gjithmonë me  shëndet e jetë të gjatë

Paçi fatin e mirë e të mbarë !

Në fund një porosi të fortë, ma pat lënë:

Djali im, sa të mundesh puno si njeri

Me dinjitet, ndërgjegje, nder mirë e drejt

Mos lëndo, mashtro e mos tradhto askënd!

Më pat thanë diçka, edhe  mixha Faik:

Rri, qëndro këtu në vendin tan, o xhan

Kështu mendon  familja, e të thotë çdo mik

Mirë por punoni  për vend e mos rrini kot

Mos ke frikë nga askush, rri e mos ik

Që kjo tokë e larë me gjak  e me lot

Të ketë rend, ligj, shtet e Zot!

Pak më ndryshe mendonte, edhe axha Can

Shikonte me vëmendje dritën elektrike

E më thoshte:”djalë ti vendos vetë çka bën

Dëgjoje zërin e zemrës dhe të mendjes

Dëgjoj fjalët e të mençurve se çka kanë thënë;

sepse në fund të fundit, je e zeza e kresë tënde!”

Më pat thënë  dikur diçka, edhe  baca Lush:

“Në daç ti me u bë e me qenë dikush?

Mos e  dëgjo askënd e puno me krye tënd

Se kështu kish pas punuar , vetëm një Qaush

kujdes, ruaju siç thotë  populli: Se shkon si qeni  n’rrush!”

Besa- besë kështu më këshillonte

e më thoshte  shpeshherë,  edhe baca Lam :

Mos e bjer punën asnjë here ngushtë

“Mos leh si qeni i keq, hamë e hamë”

Mos e len me ta lan kile as kënd

Sepse, sa dush me qen azgan

Kurrgjë kurrë kujt  ma s’mund i banë

Veç se mbetesh një askush

dhe je e zeza e fatit tënd…!”

Mirë por  ime ëmë, Mira ndjesë pastë

Ishte grua shumë e mençur dhe fisnike

Mi pat lanë porosi  edhe ajo shumë fjalë:

Bëhu i mire sa të mundesh, biri im

kurrë mos u nxin ngushtë me fjalët tuaja

Dhe mos u ngatërro e mos bie në bela me askënd

Gjithmonë fjalën e fundit kurrë mos e qit të parë

Ndonëse do të ti vije koha e do të pendohesh

Dhe shumë shpejtë ke me u bë pishman!...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat