Lazim Destani në Tiranë mori librin ROB Një biografi në dy kohë

Kultura

Lazim Destani në Tiranë mori librin ROB Një biografi në dy kohë

Më: 22 shtator 2022 Në ora: 18:14
Lazim Destani

TIRANE : Në Tiranë kryeqytetin e shqiptarve presidenti i Kompanisë Ecolog, Lazim Destani, mori librin   “Rob – Një biografi për dy kohë” të gazetarit shqiptaro-amerikan Beqir Sina , me parathënie të studiuesit Ilir Ikonomi.

Promovimi i këtij libri u bê më 8 shtator në Tiranë në Muzeun Kombëtar nën kujdesin e muzeut dhe të Tirana Times,  në një event që ngjalli interesim të pazakontë.

Në mungesë të autorit librin e dhurojë Ilir Ikonomi , ndërkohë që zoti Destani shprehu kënaqësinë që po merrte për të lexuar librin e mikut të tij siç e quajti ai: “Me zor pres ta lexojë librin Rob - librin e mikut tim gazetarit të njohur në Amerikë Beqir Sina” tha Destani.

Libri prej më shumë se 400 faqesh, është botim i “Tirana Times”, dhe paraqet jetën e autorit nën komunizëm dhe lirinë që ai gjeti në Amerikë.

Autori lindi në internim, në Savër të Lushnjes në vitin 1957 dhe fati i tij ishte i vulosur që nga ai çast. Në mënyrë sureale, pa lindur mirë, atij i ishin mohuar të gjitha të drejtat njerëzore dhe duhej që jetën ta kalonte në mjerim.

Autori Sina përshkruan brutalitetin e regjimit, por këtë e jep në një formë të re. Ai sjell një rrëfim të pa sforcuar, flet me vetpërmbajtje dhe me të njëjtin durim që ai dhe familja e tij treguan në vitet e gjata të vuajtjeve në Savër.

Në libër, Beqir Sina flet edhe për lirinë që gjeti në Amerikë, ku punon si gazetar prej tre dekadash. Ai reflekton për komunitetin e shqiptarëve të Amerikës, flet për udhëheqësit e tyre dhe shpjegon se përse në Shqipëri është e nevojshme që të luftohet për të ruajtur liritë e fituara me aq shumë përpjekje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat