Asgjë s'pipëtinte

Kultura

Asgjë s'pipëtinte

Nga: Zymer Mehani Më: 23 shtator 2022 Në ora: 10:01
Havzi Nela

Asnjë ré mbi qiell
Asnjë pikë shi s'ra
Mbi majë të Gjallicës.

Në qendër t'qytetit
Asgjë s'shushuriti
Asnjë pëshpërimë
Asnjë ulërimë...

Ishte natë vere
Skëterrë, e shëmtuar
Për të shikuar
Për t'u trishtuar...

Nën qiellin e hapur
Nga shfaqje e paparë:
Poeti n'litar ...

Gjallica  derdhi lot
Për fletën e shqyer
E lapsin e thyer
T'poetit të vyer. ..

Krah'rorin shtrëngonte
Dhe buzët drithëronte
Për fjalën e vrarë
T'poetit lastar...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat