Mosi i ngjafsha harresës

Kultura

Mosi i ngjafsha harresës

Më: 23 shtator 2022 Në ora: 15:20
Foto ilustrim

Jam ulur në kodër të mbjellë me bari
ku një ditë është shumë e ngadaltë
nuk kërkoj asnjë vendim nga zemra,
kudo që më shpie jeta e pëlqej jetën,
e pëlqej agun e ngrohtë të mëngjesit.


Në kokën time ka një kënd që quhet
kujtesë, dhe mendime të ndryshme.
Poezinë që e shkruaj unë nëpër jetë,
me gjak mendimi i jap formë ideve,
poemave të rrugëve dhe të revoltave.


Mos i ngjafsha kujtesës që harron,
në poemë kam disa heronj të kohës
që me bletë e mjaltë morën arratinë!


Figura emocioni e shtrëngojnë fjalën
dhe i japin kahe njeriut nëpër kohë.
Pyes, ku duhet të marrë pavdeksi, në
cilin kahe të kohës dhe në cilën krah,
gjuha dhe shkronja janë të martuara,
dhe shtrirë janë gjerë e gjatë në libra.


Mos i ngjafsha  kujtesës  që  harron,
ipet jemi trashëgimtarë të pellazgëve
lexoj në gurin e shkruar  të  Vetimës.

Atdhe Geci - Dortmund, shtator, 2022

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat