Më shurdhoi qetësia

Kultura

Më shurdhoi qetësia

Nga: Neki Lulaj Më: 12 tetor 2022 Në ora: 22:22
Neki Lulaj

Në këtë qetësi të shurdhër

Me kut mas vetmin e fjetur

Mbi xhamat e shpirtit

Mjegulla e bardhë

Benë roje-ketu qetësisht

Heshtja ime e mekur.

 

Sonte me gishterinjët e duarve

Numëroj kujtimet e zgjedhura

Me kthejnë në rinin e arratisur

E unë n`vrap i djerësitur

Si kalë i pa shaluar

Me shkopin e kohë ndjek frigën

 

Mbrenda labirintheve të vetmisë

Qetësi e shurdhër

Me trokasin pyetjet e pa rreshtura

A  t`ja hap kalasë portat

E ta mbyll sonte

Këtë rraptim shiu

Te vetmisë se pa fjetur…

 

Zjarri i ngrirë

 

Po shkrihet guri mbi zjarrin e fikur

Në këtë zhurmë shekulli qe nuk po ndihët

Ne dasmën e madhe me krushq e  nuse

Në dimrin gjatë  qe të valë e veshëm këmishën.

 

Po i  shkruaj  keto vargjet qe nuk lexohën

Endërrat e gjata të ditë-neteve pa gjum

Historinë e urtakeve   të ndrydhur me  shekuj

Qe me menquri territ ja hapën dritën

 

Ishte një rrugë e gjatë me plot  tremete shpirterore

Dhuna e sëmira kishin humbur arësyejen

Por nenshtrimit kurrë nuk ja mësuam gjuhën

Rrugë qe zgjati deri ne paraksizëm

 

Kjo dashuri e zhuritur na bashkon për tu dashtë

Se dashuria është zjarr qe ngrohë mbi zjarrin e fikur

Se enderrat e gjaata fortë i patëm lidhur

Ne ditë e bardhë për ta parë dritën

Nga terri i gjatë për ta parë ditën!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat