Merita Sahiti – artiste që arriti shkallët e artit muzikor me përmasa kombëtare

Kultura

Merita Sahiti – artiste që arriti shkallët e artit muzikor me përmasa kombëtare

Nga: Enver Sahiti Më: 13 tetor 2022 Në ora: 22:58
Merita Sahiti

Merita Sahiti – artiste që arriti shkallet e artit muzikor me permasa kombetare, një artiste e cila shkelqeu në ç’do festival ku morri pjese, ku duhet vequar qe gjat viteve 2019 dhe 2020 fitoi mbi 20 Çmime te para në festivalet mbrenda dhe jash vendit.

Merita Sahiti u lind në fshatin Budrikë e Epër komuna e Vitisë me 28 shtator te vitit 1987. Ishte fëmiu i parë nga prindërit Enveri e Remzija të cilët kanë edhe dy fëmijë Hekuranin dhe Ardianin. Kjo familje ishte një familje ekonomikisht mesatare, dhe rendesi të veqantë i kushtonin shkollimit pasi që të dy prinderit ishin të punësuar . Në këtë familje me nostalgji dhe egoizëm ruhej tradita kombëtare, kulturore si dhe krenaria për një të ardhme të ndritshme të popullit ne pergjithesi dhe familjes në veqanti , ku brez pas brezi ky popull punoi , edukoi, dhe luftoi në vazhdimësi për lirinë dhe pavarësinë e vet. Në këtë rast edhe familja e Merites si dhe më konkretisht prindërit , gjyshërit e sajë axhallarët, ruanin një traditë shumë tradicionale shqiptare dhe disa nga antarët e familjës kultivonin artin muzikor , por në rrethanat e kohes .

Merita femijërinë e sajë e kaloi nën tingujt e muzikës të folklorit burimorë të cilën ia kultivonin gjyshja e sajë me ninulla , ndërsa babai dhe dy xhaxhallarët kishin bërë aktivitet rreth ruajtjes së kulturës sidomos të këngëve burimore ku veprimtaria e tyre muzikore ishte zhvilluar në SHKAA “ 4 Dëshmorët” të Budrikës gjat viteve të ’80 –ta. Pra pas vitit 1987 pasi Merita erdhi në dritën e kësajë bote , qiftelia dhe fyelli ishin pjesë e pa ndashme e fëmijërisë së Meritës me të cilat instrumente edhe në këtë familje u ruante tradita e mirëfillt e muzikës burimore shqipe.

Kjo traditë u trashëgua edhe te kjo vajzë e re me sy të ngulitur në ardhmerinë e cila filloi që nga ninullat e arriti që sot të pretendon të bëhet një këngëtare e sukseshme duke u rritur me muziken.

Nga pamundësia që të qaset më heret me instancat kulturore për shkak që jeta u zhvillonte në fshat, pas luftës u krijuan kushtet nga realiteti i ri i krijuar në Kosovë ku Merita së bashku me familjen e sajë ia mësynë qytetit të Gjilanit ku qe nga viti 2000 jetojnë dhe veprojnë aty. Andaj edhe iu krijuan mundësitë që nga mosha 13 vjeqare të paraqitet edhe para publikut . Për herë të parë para publikut me rastin e ditës së shkollës në Shkollës Fillore“Thimi Mitko” në Gjilan ,Merita edhe ashtu si fëmijë debutoi me këngën e Remzije Osmanit me titull “Moj Kosovë mire se t’gjeta”.

Nga ky moment te kjo vajzë u vërejt talent i jashtëzakonshëm për këngët burimore andaj edhe ashtu filloi të vazhdojë të merr pjesë nëpër koncerte e festivale të ndryshme.

Qe nga ajo moshë Merita filloj te merrte pjes ne manifestime kulturore per nderë të festës së “28 Nentorit“ , manifestimeve për përvjetorët e “Dëshmorëve të Kombit” ,7 dhe 8 marsit , për festen e Bajramit , ditave te Shkollave e manifestime të ndryshme kulturore që u organizonin atë kohë. Kendoi këngët më të preferuara të sajë e sidomos ato të :Shkurte Fejzes, Shyhrete Behlulit, Remzije Osmanit Violetë Kukajt etj, qe i kendoi me dëshirën më të madhe, ku ato këngë nën përcjellje të qiftelisë nga vllau Hekuran Sahiti krijuan një afinitet të jashtzakonshëm për moshën që e kishin .

Pastaj me vonë së bashku me nxënësit e Gjimnazit ,,Zenel Hajdinit,, dhe koleget e saj te shkolles së mesme të muzikes , nen udheheqjen e Burim Demirit filluan të mirren me aktvitete shkollore që mbanin koncerte për nder të festave të ndryshme .

Në këtë manifestim u bë zbulimi i bustit të Dëshmorit të kombit

Në këtë event pra me rastin e zbulimit të bustit të Dëshmorit Nijazi Azemi- Komandant Mjekrra,Kënga titullohet ” N’dritë t’lirisë dhe Flakadanit”këtu Merita performoi me një këngë të re e cila iu kushtua Komandant Mjekrrës ne shenjë rrespekti , Tekstin dhe muzikën Skender Doshlani , orkestrimin Edmond Zhulali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat