Për fëmijërinë që u zëvendësua nga plumbat, dhunimet, torturat, njerëzit pa koka, flaka e tymi

Kultura

Për fëmijërinë që u zëvendësua nga plumbat, dhunimet, torturat, njerëzit pa koka, flaka e tymi

Nga: Xhavit Çitaku Më: 16 tetor 2022 Në ora: 13:08
Xhavit Çitaku

Dafina Buçinca para lexuesve doli me librin e saj të parë autobiografik, të shkruar në formë romani, i titulluar “ Fëmijë në luftë”. Brenda librit lexuesi do të hasë në gjurmët e një historie jo fort të largët, të një historie të trisht, të tmerrshme, që ende është e gjallë me të gjitha të këqijat e saj. Nuk janë rrëfime të përseritura sikurse në veprat tjera me këtë karakter, përkundrazi ajo na jep më shumë të dhëna për personalitetin e fëmijëve në rrugëtimin dhe përjetimin e tyre në golgotën e fashizmit serb. Me një fjalë, Dafina hynë suksesshëm në botën dhe imagjinatën e fëmijëve. Lexuesi që në fillim e vëren se autorja nuk e kishte lehtë të shtjellon këtë temë, ngaqë duke përjetuar vetë luftën, ajo bëhet personazhi kryesor i librit me rrëfimet e saj tronditëse. E lindur gjatë proceseve më delikate dhe rrezikimit të ekzistencës të popullit shqiptar të Kosovës, Dafina sikur ka mbajtur mend në imtësira çdo gjë që ia vlen të shkruash dhe që, pa dyshim, se zgjon interesim edhe tek lexuesi.

Autorja në fillim të librit përshkruan rritën e saj në familjen Buçinca nga fshati Zabel i Poshtëm i Drenasit, babai i së cilës ishte një veprimtar i madh i çështjes kombëtare dhe duke qenë i tillë kujdesi për t’u marrë edhe me fëmijët sikur ishte lënë anash, sepse ishte kohë kur ndërgjegja kombëtare thërriste të gjithë patriotet e popullin mbarë për t’iu bashkuar kauzës për çlirim nga okupatori serb. Një trohë hapësirë në këtë libër zë edhe braktisja e atdheut nga mijëra shqiptar etnik të Kosovës, që ishte bërë brengë e preokuptim i të gjithëve, por edhe i kësaj familjeje kur fëmiu i parë kishte vendosur të marrë rrugën e kurbetit. Babai këtë hap të të birit e kishte kundërshtuar me tërë forcën, bile e kishte quajtur edhe “ tradhëtar” të përpjekjeve të tij gjithandej për të ndalur këtë fenomen të rrezikshëm pavarësisht kushteve jashtëzakonisht të vështira ekonomike, shkaku i të cilave as Beli, vellau i Dafinës, nuk mund t’i vazhdonte studimet. Megjithatë, Beli edhe pse kishte qendruar disa muaj në Shqipëri, nuk kishte arritur të mërgonte dhe ishte kthyer sërish në shtëpi, duke shuar edhe dëshirën e Dafinës që pas një kohe edhe ajo do të mund të shijoj një jetë më të mirë në botën e premtuar perendimore.

Duke shfletuar e lexuar me kujdes këtë libër, lexuesi mëson shumë nga shembulli i familjes Buçinca se sa e vështirë ishte jeta në Kosovë sidomos në fillim të viteve të nëntëdhjeta, kur regjimi fashist serb kishte shkatërruar në themel ekonominë e vendit dhe ekzistencën shqiptare në truallin shekullor e kishte vënë në pikëpyetje.

Vaji i qyqës kompozim i momentit që ndanë njeriun nga kjo botë

Në pjesën e dytë të librit Dafina Buçinca shpalos me kujdes e aq bukur përjetimet e tmershme gjatë vitit 1998, atë vit kur nisi lufta e përgjakshme në Kosovë e provokuar nga barbaria serbe. Frika ishte bërë pjesë e pandashme e Dafinës dhe anëtarëve tjerë të familjes. Sa herë që dëgjonte granatimet, mendonte për vdekjen. Bile edhe kur për çdo natë këndonte qyqja në shtëpinë e braktisur të lagjës, vajtimi aq i zymtë i saj, Dafinës i ngjante sikur ishte kompzuar enkas për momentin që ndan njeriun nga kjo botë. Me një fjalë, ajo këngë e qyqës e trishtonte shumë, ndërkaq terri i ngjante në vdekjen. I dukej sikur ajri po i hargjohej, djersitej dhe sikur fryma i ndahej. Ajo në vazhdimësi shikonte motrën Abetaren se si flinte e qetë. E thërriste që ta shoqëronte zgjuar, ndërkaq ajo e përgjumur ia kthente: “ Flej se baba asht jashtë e na run”, Sorollatej nën jorgan, por prapë gjumi nuk i vinte.

Rrëfimi i mëtëjmë i Dafinës është shumë prekës, i dhimbshëm, tmerrues. A ka më vështirë për një fëmijë kur për shkak të gjumit të pakët e kequshqyerjes humb shumë në peshë, kur sytë dukën më të mëdhenjë, faqet tkurrën, buzët rrinë të thata, që marrin ngjyrën e bardhë, kurse qafa zgjatët. Ajo vazhdon tregimin e takimit të saj të parë me tankët e soldateskës vrastare serbe. Kur kolona e madhe e tankeve ishte ndalur në fshatin e saj Zabel të Drenasit, ajo ishte shastisur, shtangur, mpirë. Ndërkaq, ndjenjat e ushtarëve barbar serbë ishin kthyer në zbavitje, në kënaqësi dhe lojë dreqërish me fëmijët. Këta të pashpirt sikur krenoheshin që tankun e kishin drejtuar kah Dafina, ndërsa tyta e gjatë e tij iu kishte afrua gojës së saj.Dafina përjetoj çaste të rënda në atë rast. Dridhjet e saj ishin të pandalshme, ndërsa një perde e errësuar i kishte ra para syve. Prisre që barbari ta ndrydhte sustën dhe trupi i saj të hidhet në ajër dhe copat e trupit të fluturonin në qiellin e hapët të asaj dite të ngrohtë prilli. Kjo nuk ndodhi, por fashistët fillojnë të tregojnë barbarinë dhe paedukatën e tyre me sharje të nënës shqiptare. Tmerri ende mbretëronte në trupin e këtij fëmiu dhjetë vjeçar, që i lutej shumë Zotit që të shpetoj nga kthetrat vrastare të kriminelve serbë.Gjithë kjo situatë frikësuese kishte ndodhur para shitorës së fshatit, në të cilën kishte ardhur Dafina me motrën e saj, që gjendej brenda gjatë asaj skene trishtuese, për të blerë ca artikuj ushqimor.

Oshtima e tankeve dhe rafalet e mitrolozëve serbë ishin të vetmet tingëllima të pranverës

Në prill të vitit 1998 Drenica ishte rrethuar nga të gjitha anët. Luftimet ishin të përditëshme dhe kësisoj oshtima e tankeve dhe rafalet e mitrolozëve serbë ishin të vetmet tingëllima të pranverës së atij viti. Kur krismat e pandërprera të armve të ndryshme i dëgjonin frikësoheshin shumë, sidomos, fëmijët, por kur mbretëronte qetësi atëherë frika shtohej më shumë sepse prisnin kur porta e oborrit do të shkelmohej e hapej nga gjakëpirësit serbë, që më pastaj pa mëshirë do t’i vrisnin të gjithë. Lufta ishte kryefjala e çdo bisede, bile edhe para syve të fëmijëve, duke lënë gjurmë të hidhura shpirtërore.

Në këtë vorbull të një ankthi të përgjithshëm që ishte i pranishëm në çdo shtëpi të Kosovës, edhe në familjen Buçinca kjo luftë kishte lënë gjurmë të thella shpirtërore e e besa edhe shëndetësore. Si shembull, autorja e këtij libri, që është edhe personazhi kryesor i tij, e merr babain e saj, i cili kishte rënë në peshë, mjekrra iu kishte thinjur më shumë dhe ashtu i dëshpruar e i pikëlluar kishte kohë që nuk i kishte prerë flokët. Ndërkaq, vëllau Elmiu, kishte humbur nga vetja dhe Dafina koshte harruar kur e kishte parë duke qeshur. Thënë konkretisht. Të gjithë ishin të pikëlluar dhe tepër të lodhur nga pritja që nuk kishte të sosur. Asnjëri nuk ishte i sigurt për jetën. Nëse sot ishin të gjallë e nesërmja për ta ishte e errët.

Shpresa se do të mbijetojnë sikur u shua me tetë prill të vitit 1998 kur granatimet e fuqishme filluan në Drenicë nga ushtria barbare serbe, nga të cilat toka dridhej aq shumë sa që fitohej bindja se ajo po çahej. Frika iu kishte hyrë në palcë. Ishin ulur afër njëri- tjetrit në qoshe të dhomës të frikësuar e të trembur tej mase. Dridheshin e qanin, ndërsa nëna herë qante e herë lutej. Nga dridhjet e fuqishme të tokës luanin nga vendi dyert e dritarët e shtëpisë, ndërsa disa xhama të dhomave ishin thyer sikur të kishte rënë termeti. Dafina kishte mbyll sytë dhe me dy duartë mbante veshët, i ndrydhte fort që të mos i dëgjonte krismat. Ishin të sigurt se atë ditë të gjithë do t’i vrisnin. Pavarësisht se Dafina dhe anëtarët tjerë të familjes ishin mjaft të uritur, frika që përjetuan gjatë gjithë ditës kishte ndikuar që atë natë të mos ngrëjnë , por as të mos pijnë e fjetur tërë natën.

Të nesërmen duhej ta braktisnin shtëpinë. Qanin e rënkonin Pyesnin se ku po shkojnë e kur do të kthehen sërish në shtëpi. Dafina ndalon në qoshe të oborrit për t’ia hedh sytë edhe njëherë shtëpisë, ku ishte lind e rritë, duke i thënë lamtumirë në heshtje fëmijërisë së saj. Largohej nga ai truall pa e patur më të voglën shpresë se do të kthehej edhe njëherë aty. Ishin tubuar fshatar të moshave të ndryshme, të gjithë qanin me zë, por burrave që ecnin në heshtje iu kishte rënë një hije nuri, mërzi e madhe e pasiguri jo vetëm për familjet e tyre, por për tërë popullin shqiptar të Kosovës. Babai i Dafinës nuk iu bashkua familjes, edhe pse anëtarët e saj e lutën aq shumë që ai të shkonte së bashku me ta. Traktori u vu në lëvizje, ndërsa sytë e Dafinës ishin ngulitur në drejtim të Babait. Secili rrotullim i rrotave të traktorit atë e largnte edhe më shumë nga prindi. Qante fort dhe mes lotëve e përshëndeti me dorë. Ai mbeti i ngrirë dhe figura e tij humbi pas rrugës dredharake të lagjës. Pas disa orësh udhëtim, Dafina me familje arritën në lagjën Kolovicë të Prishtinës. Atje qendruan 4- 5 muaj dhe pas arritjes së një armëpushimi u kthyen me gëzim të madh në shtëpinë e tyre. Mirëpo, ai gëzim përmenjëherë u kthye në mërzi, në pikëllim, në dhimbje të madhe. Aty i gjetën rrobat e kryefamiljarit që dikush i kishte kthyer pas varrimit të tij. Kriminelet serb e kishin vrarë babain e Dafinës sikurse edhe shumë dreniarë të tjerë. Kësaj vajze eshe sa ishte në Prishtinë babai i kishte munguar shumë, ndërsa me vrasjen e tij ajo prindin e kishte humbur përgjithmon dhe do t’i mbetët pikë e zezë në shpirtin e saj për jetë e mot.

Ëndrra se si dukët jeta pa bomba, pa granatime të njëpasnjëshme, pa gjuajtje me armë!

Në pjesën e tretë të këtij libri autobiografik autorja Dafina Buçinca përfshin periudhën e vitit 1999, fillimi i së cilës e gjeti me frikën dhe ankthin e vjetër. Në të vërtetë, sa do që vinin informacione se luftës po i vinte fundi, kjo nuk përkonte me të vërtetën e zhvillimit të ngjarjeve në terren, sepse luftimet vazhdonin me tërë ashpërsinë, fshatrat granatoheshin, vriteshin njerëz të pafajshëm. Bile edhe në male vriteshin shumë të strehuar, që ishin të pafajshëm. Çdo ditë e re konsiderohej si fitore për shkak se ende ishin të gjallë, ndërsa frika e ankthi ishin gjithnjë të pranishëm, sepse nuk e dinin se çfarë i pret në të ardhmen e afërt.

Bora që kishte rënë në janar të atij viti nuk ishte më gëzimi i madh për fëmijët siç ishte më parë. Asnjëri syrësh nuk kishte guxim të dilte as në oborr nga frika se ndonjë plumb mund ta godiste në trupin e tyre të njom. Jeta ishte bërë e pakuptimtë, e padurueshme. Me 17 janar ndodhi masakra e Reçakut. Këtë lajm të hidhur Dafina e lexoi në gazetën “ Koha ditore”, të cilën e kishte sjellur vëllau i saj Beli.Pamjet në faqet e kësaj gazete ishin trishtuese. Shiheshin kufoma me koka të prera, pa këmbë e pa duar, krime këto të rënda që i kishte kryer makineria fashiste serbe. Pikëllimi ishte i madh në gjithë Kosovën, ndërsa këto pamje e rrëqethen, e tmerruan, e shtangën edhe Dafinën. Ishte hera e parë që kishte parë një masakër, njerëz të prerë në fytë, pa gjymtyrë, pa koka. Dafna kishte fituar bindjen se policët, ushtarët dhe paramilitarët serb do t’i vrisnin, mirëpo në këtë form makabër as që e kishte imagjinuar. Ato pamje trishtuese sikur ia nxorën zemrën nga vendi. Kjo masakër ishte shkaku kryesor që avionët e NATO-s me 24 mars të fillonin bombardimet e caqeve serbe. U bombardua edhe Goleshi që ishte vetëm shtatë kilometra larg fshatit Zabël i Ulët. Popullata shqiptare këtë sulm të NATO-s e kishte pritur me gëzim të papërshkruar. Këtë ndjenjë e kishte edhe Dafina,pr edhe pse e re në moshë, ajo kishte disa rezerva. Megjithatë Dafina nisi të ëndrrojë se si mund të dukët jeta pa bomba, granatime të njëpasnjëshme, pa gjuajtje me armë/ Këto ëndrra i fashiti përmenjëherë një kundërofenzivë e forcave ushtarake serbe në disa qytete e fshatra të Kosovës, ku pati të vrarë e të plagosur.

Me 27 prill 1999 shkijet kishin hyrë në fshatin e Dafinës dhe po kallnin shtepitë . Koha ishte e ftohtë, por shtëpinë duhet braktisur shumë shpejt para se të arrijnë kriminelet serb. Vraponin arave të gjithë banorët për të shpetuarnga kthetrat e gjakatarëve barbar. Të frikësuar tej mase kthenin kokën pas mos po i shihnin ushtarët serb të ishin drejtuar kah tura e njerëzve që tashmë ishin fshehur pas lisave e shkurrave. Nëna e Dafinës qante. Të njëjtën gjë e bënin ede gratë tjera. Të gjithë sytë i kishin drejtuar kah fshati dhe shikonin me dhimbje se si shtëpitë digjeshin nga zjarri që iu kishin vënë bishat e ardhura nga Karpatet. Flaka e tymi shkonin drejt qiellit duke krijuar re të mëdha e të zeza.

Qendruan aty derisa errësira ra në horizont, pastaj të lodhur e të mbushur frymë, mes baltës, urisë e frikës sërish u kthyen në shtepitë e tyre. Shtëpia e familjes së Dafinës nuk ishte djegur, por aty gjetën xhama të thyer e gjurmë gjaku, që bënte të kuptohet se ndonjë qytetar i pafajshëm është rrahur rëndë. Të nesërmen dëgjonin vetëmlajme të këqija. Granatime në shumë pjesë të Kosovës, vrasje dëbime masive të familjeve nga shtëpitë e tyre. Duke parë se situata po përkeqësohet udhëheqja ushtarake e NATO-s ishte e vendosur që të vazhdojnë sulmet mbi caqet serbe.

Mëngjezi i vranët e pa jetë

Dafina Buçinca në rrëfimet e saj të mëtejme shpërfaq talentin e saj letrar e artistik, qoftë në shtjellimin pörmbajtësor të ngjarjeve, apo thënë më mirë, joshjes se lexuesve për të mësuar në çdo rrjeshtë përjetimin dramatik të luftës së fundit në Kosovë, duke shkruar:

“ Mëngjezi i një prillit 1999 ishte një nga mëgjezet e vranta. Ishte një atmosferë që nuk i ngjante jetës. Nuk vërehej asnjë shenjë se pranvera kishte ardhur. Këtë atmosferë e vërtetonte edhe mosardhja e zogjëve shtegtar. Të vetmet qenie të gjalla ishim ne që kishi mbetur në fshat pasi nuk kishim kah t’ia mbanim, sepse ishim të rrethuar nga të gjitha anët/ Ushtarët serb sërish kishin hyrë në fshat dhe unë shpejt mbatha këpucët, zgjova mptrën Abetarën që ishte afër meje. Mora torbën me ushqim, që ma kishte lënë nëna në përgjegjësi. Beli mori ëllaun e vogël, Rexhepin, në krahror, që po flinte dhe nuk vërente se çka po ndodh. Nëna e motrat nuk morën asgjë sepse Beli urdhëroi, duke thënë se nuk ka kohë.”

Kjo familje dhe shumë të tjera u takuan në sokak që shpiente në arat dhe fushat e fshatit. Disa ishin të zbathur, disa me pizhame e me flokë të shprishura, ashtu siç kishin fjetur natën, disa qanin, disa ishin të hutuar. Vraponin pa e ditur cakun, të trembur e me plot frikë. Flora kishte lënë nënën të palëvizshme në shtëpi. Ajo vetë iu kishte thënë “ ikni se nashta pshtoni, Nuk i dihet e keni jetën përpara”. Pas pak kjo turmë njerëzish u përballen me pritën që ua kishin bërë ushtarët serb. Me këtë rast u bashkuan ulurima e tankeve dhe e këtyre njerëzve të frikësuar. Edhe pse ishin të rrethuar secili syresh bënte përpjekjet e fundit për të shpetuar nga vdekja. Dafina, e frikësuar deri në palcë, kishte mbyll sytë me duartë e saj, duke mos dashur që të shihte njerëzit që do të përplaseshin për tokë kur të goditën nga rafalët e soldateskës vrastare serbe. Një grua e kishte ngrehur krahrori këtë vajzë të përhumbur dhe e kishte rrëzuar përdhe, pastaj e kishte tërhequr pranë vetes.Pas pak erdhi tanku tjetër me zhurmën lemritëse. Gjithë kjo skenë e llahtarshme, Dafinës i dukej si në ëndërr. Ushtarët serb vetëm shumoheshin para syve të saj, të cilët jepnin urdhëra kërcenues për t’u kthyer mbrapshtë. Askush nuk i dëgjonte thirrjet për ndihmë të këtyre njer[zve me halle të mëdha. Ishin të harruar nga të gjithë. Aty ishin vetëm këta njerëz, ushtarët serbë dhe vdekja mes tyre. Ata filluan t’i binden urdhërave për kthim, ndërkaq ushtarët shanin dhe i godisnin ata që i kishin afër. Nga goditja e fuqishme Alberti ishte rrëzuar përtokë, tjetrit i rridhte gjak nga hundët e kështu me radh.. Në atë skenë të paparë Dafina iu bashkua familjes. Ia kapi dorën nënës dhe i tha, se nëse i vrajnë dëshiron me qenë me të, se kur është afër saj nuk po frikohet. që mos t’ia lëshonte dorën kurrë më, se dëshironte që nëse i vrajnë me qenë bashkë. Kur arritën tek fshati, ushtarët serb i urdhëruan që të ndalen. Më pas i ndanë meshkujt nga gratë fëmijët dhe pleqtë. I urdhëruan në tokë përkundër faktit se ishte e lagur, ndërkaq burrat, kishte edhe fëmijë 12- 13 vjeç, i kishin renditur të gatshëm për t’i pushkatuar. Dafinën kjo skenë e kishte goditur thellë në zemër aq më shumë kur në mesin e atyre burrave ishte edhe vëllau i saj Beli. Situata bëhej gjithnjë e më e tensionuar. Një ushtar serb hyri në mesin e grave për t’i plaçkitur, për tua grabitur arin. Një grua nuk mund ta heqte unazën nga gishti, ndërsa ushtari nxori thikën për t’ia prerë gishtin. Në momentin e fundit ajo nxori unazën dhe e shpetoj edhe gishtin. Unazën e mori plaçkitësi serb, i cili me thikë në dorë kontrollonte edhe gratë tjera për t’ua marrë arin. Një gruaje ia shqeu veshin për t’ia marrë vathin, e cila lëshoi një britmë plot dhimbje dhe të gjithë kthyen kokën nga ajo. Gjaku i rridhte duarëve, me të cilat mbante veshin e shqyer. Qante e uluritej nga dhimbja e madhe që përjetonte. Edhe ushtarët tjerë plaçkitnin gratë e vajzat. Gratë që nuk kishin gjëra të vlefshme hanin shpulla e dajak. Shumë prej tyre ishin gjakosure alivanosur. Kjo dhunë ndaj gjinisë femërore ishte shkas që për një moment të harroheshin burrat që ndodheshin para syve të grave që nga çasti në çast mund të pushkatoheshin. Ushtarët që me automatik qendronin para tyre, shanin vazhdimisht këta burra duarthatë e të pafajshëm. Jetën këtyre njerëzve, që rrinin para tytave të automatikëve ua shpëtoi një i ri shqiptar, i cili iia dha një shumë të madhe parash komandantit.

Epshet shtazarake serbe që donin t’i shrynin me fëmijë

Pasi i morën parat e majme ushtarët serbë i liruan burrat dhe ata së bashku me gratë, vajzat e pleqt ia mësynë shtëpive të fshatit. Nuk ishin kjo turmë e madhe njerëzish banorë të Zabelit të Ulët. Kishjte aty edhe shumë të tjerë nga fshatrat perreth. Të nesërmen Dafinja përjetoi një frikë të tmerrshme, një përjetim që nuk do ta harroj tërë jetën, Kishte dalë në oborr që me një kovë të nxirrte ujë nga bunari. Duke tërhequr kovën e mbushur plot me ujë, papritmas kishte hetuar se dikush po i qendron pas shpine. E trembur kishte kthyer kokën dhe para saj u dukë një njeri me sy të skuqur, sikur nuk kishte fjetur me ditë të tëra, flokët e thinjura i kishte hedhur në një anë, një trup mesatar e bark paksa të lëshuar, i cili iu drejtua Dafinës me këto fjalë në gjuhën serbe: Je aq e vogël sa nuk mund ta bësh këtë punë! Ajo nga frika u step. Kur e pa që po dridhej e tëra ai i foli shqip: “ Mos ki frikë, nuk të lëndoj”. Ia kapi litarin dhe e nxori kovën. E trullosur nga frika një copë herë nuk arriti të bëj asnjë veprim. Kur e kuptoi se Dafina nuk po mund të lëvizte, ai buzëqeshi dhe lëshoi kovën në rrethin e bunarit dhe i tha : “Me dukësh si vajza ime”! Kësaj vajze të trembur tej mase nuk mund të gjykonte se mos vallë ky njeri është shqiptar, ngaqë flet rrjedhshëm shqip. Por, thoshte vetmevete, jo nuk mund të jetë shqiptar sepse i ka veshur teshat e shkijëve. Pas pak erdhën dy ushtarë, që dilnin nga shtëpia e familjes Buçinca. Ata u afruan dhe njëri që ishte një trashaman ishte shumë i vrazhdë dhe shante vazhdimisht nënën shqiptare, ndërkaq ai që ishte më i ri iu drejtua ushtarakut tjetër që bisedonte me mua me fjalët: Çfarë po bënë me këtë fëmijë, edhe fëmijët shqiptar kë filli t’i ...”, duke iu afruar Dafinës dhe duke i thënë se “ është e mirë kuçka”. Me një zë të nervozuar ia largoi flokët nga fytyra, kurse me dorën tjetër ia ledhatoi faqën, duke e ndalur në gushë dhe duke e tërhequr nga vetja. “ Eëëëë kukçkë e vogël, apo të pëqen kjo...”, i tha vajzës 11 vjeçare. Këtij njeriu shtazarak i vinte era raki e duhan që t’i shponte hundët. Dafina e largoi fytzrën e tmerruar. Ai vazhdoi të fliste, por ushtari që iu kishte dukur Dafina si vajza e tij, e ndaloi. E shtyu, duke i thnënë” ikë tash”. Ushtari i ri e kundërshtoi duke ia kthyer të shtyrat, duke tentuar që prapë ta prekte këtë vajzë. Nërhyri edhe trashamani dhe në mes të të sharave ndërmjet veti u larguan, ndërsa i riu kzheu kokën duke i dërguar puthje me dorë. Dafina e humbur, e hallakatur nga ky tentim dhunimi, u fut brenda në shtëpi. Askush nga familjarët nuk e kishte parë këtë skenë.

Gjatë tërë asaj dite vinin lajme se ushtria e policia serbe p dhunonin gratë e vajzat shqiptare dhe shi për këtë kjo gjë i shkaktonte goditje të rëndë shpirtërore kësaj vajze të re, sepse frikësohej se edhe ajo mund të jetë njëra ndër. Sa mëshumë që thellohej rreth mundësisë se mund të jetë e dhunuar nga ndytësirat barbare, aq më shumë ajo ishte e vendosur se do të bënte vetëvrasje e n uk do të pranonte të jetë viktimë e dhunës seksuale. Po të ndodhë kjo, thoshte me vete ajo: “ krejt kanë me kesh me të, askujt nuk do mund t’i del përpara, më mirë e vdekur se më me fëlliq shkau në nderin tim”. Kjo gjë këtë vogëlushe e dërgonte në çmenduri. Megjithatë ajo për një moment filloi të meditoj se se ata nuk mund të dhunojnë një fëmijë 11 vjeç. Por, frika i kishte hyrë në palcë se e mund të shpetojnë mortat, që ishin më të mëdha, nëna.

Në këtë gjendje tensionuese shpirtërore erdhi nata dhe anëtarët e kësaj familjeje ranë për të fjetur, kuptohet, me rroba veshur. Ishte terr, qetësi, të gjithë ishin në gjumë. Papritmas dera kryesore e shtëpisë u përplas me sa fuqi që kishte. Të gjithë u zgjuan, përveç Rexhepit të vogël. Nëna përpiqej të gjente baterinë e vogël që e kishte gjithnjë afër. Nga frika Dafinës iu dukë se zemra o i delë nga krahrori. Ndiente në shpirt se ishte ai ushtari që kishte ardhur për ta dhunuar. Nga frika ajo futet nën krevat. Nga aty shihte dritën e zbehur që ndriqonte tavanin. Nëna e shkretë iu kishte urdhëruar që ta fusin kryet nën jorgan. Ende pa e përfunduar fjalën, dera e dhomës fluturoi nga vendi me një goditje këmbe. Dafina në atë dritë të zbehtë dallonte nga qizmet se ishin dy ushtarë që u futën në dhomë, duke menduar se athua janë ata të njëjtit. “ Ku i ki çikat?” e pyeti nënën njeri nga ta, gjuhë këtë që ajo nuk e kuptoi, por qëllimin e tyre gjithësesi. “ Dilni prej k’tuh, m’i tranut fminë bre Zoti pa ju vra mos e lashtë!” i mallkonte kjo gruashumë e frikësuar për fatin e fëmijëve të saj. Njëri prej këtyre ushtarve e godit këtë gruas, duke sharë Kosovën e NATO-n. Ai vazhdonte të pyeste se ku janë çikat, ndërsa njëri ia hoqi jorganin njerës motër të Dafinës. U dëgjua një britmë rrëqethëse e përcjellë me të qara. Beli e Abazi nuk u dëgjuan fare. Sepse kishin ikur nga dritarja. Ushtari vazhdonte t’i hiqte jorganët, sikur kërkonte dikë që ishte fshehur nën ta. Bërtitje, flakaresha, lutje në shqip, ishin krejt çka mund të dëgjonte Dafina e fshehur nën krevat, që dridhej nga frika dhe që priste momentin kur do ta gjenin edhe atë. Me pas edhe disa këmbë ushtarësh u futën në dhomë dhe shpresat për jetë për Dafinën u shuan, e cila mallkoi veten pse ishte fshehur që në atë situatë të shihte anëtarët e familjes të dhunoheshin e të vriteshin. Atë çast kur shpresa e saj po shuhej, një zë burri iu dukë i njohur, i cili thirri me të madhe: “ Ndalu i poshtër, i droguar, se të vrava!”. Filloi një përleshje me fjalë, të shtyra e grushte. Situata filloi të dilte jashtë kontrollit dhe disa plumba që u shkrepen rikthyen qetësinë në dhomë. Ky moment Dafinës iu dukë sikur krevati i ra mbi kokë. “ I vranë”, tha ajo me vete. “ O zot ma varanë familjen, o Zot ma vranë nanën, o Zot ma vranë Rexhën e vogël, thoshte e trembur ky fëmijë që nuk mund të ngopej me frymë, që kishte mbyll sytë dhe priste plumbin e radhës.

“ Hajde ikni, ti nuk duhej të lish ardhur ktu...” Ky zë i dikej i njohur Dafinës së vogël! “Po, është ai shkau i mirë, thoshte me vete ajo!” “ Hajde, ikni!” Pas ajo pa çizmet e zeza të largoheshin, ndërsa motra Abetarja kishte futur kokën nën krevat dhe e ftoi Dafinën të dilte. Kryefamiljarja dhe vajzat e saj iishin përqafuar dhe nuk nxirrnin zë.

Zullumi ndaj kësaj familjeje dhe banorëve të Zabelit të Ulët sa vinte e bëhej më brutale. Nata e 30 prillit 1999 ishte më e rënda, ngjarje kjo që do të mbahet mend gjatë tërë jetës. Në shtepinë e Dafinës kishin ardhur edhe familje tjera dhe gjithsej ishin bërë 18 veta. Në mbrëmje ishi ulur rreth sofrës për të ngrënë bukë kur pa u bërë pesë minuta të plot dersa e jashtme u përplas nga një goditje këmbe ushtari. Shumë shpejt dy ushtarë serb u futën në kuthinë ku ishin duke darkuar. Njeri që kishte të lidhur kokën me një shami nuk ia ndante duke sharë dhe duke i mallkuar këta njerëz të frikësuar. “ Ne NATO po na vret e ju po hani bukë, hë nënën shqiptare...”, bertisteky njeri i hallakatur nga bombardimet e kësaj force ushtarake. Me pas e futi këmbën nën sofër dhe e rrotulloi. Sofra e goditi motrën e Dafinës, Buqën, nga dora e së cilës rridhte gjak. Ky ushtar iu afrua nanës së shtepisë dhe tytën e automatikut ia mbështeti për kurrizi. Djalin e vogël Rexhën e kishte në dorë dhe lute këtë barbar që mos ta prekte se ishte fëmi që nuk i kishte mbushur ende katër vjet, ndaj edhe do të duhej të kishin “rahmet”. Gjakatari serb qeshte me përpjekjet dhe lutjet e kësaj nëne. Për t’u argëtuar më shumë, ky ushtar e kapi për xhemperi Rexhën e vogël, i cili qante e bërtiste, duke u përpjekur të kapte dorën e nëns, nga të cilat u shkëput dhunshëm. Nëna me sy të lemeritur, u ngrit në këmbë, tentonte ta kapte djalin që po çmendej nga frika. Të gjithë qanin e bërtisnin më të madhe. Kjo e frikësoi edhe më shumë këtë vogëlush. Përpjekja e nënës u pengua shpejt pasi ajo u godit me automatik në dorë. Ushtari qeshi ndërsa ajo u rrëxua për tokë. Nga fytyra e saj e zverdhur lehtë mund të kuptoje se sa dhimbje të madhe kishte në dorë. Më në fund Rexhepi u shkëput nga duartë e ndyra të këtij shkau gjakëpirës. Vrapoi dhe iu hodh nënës përmbi duke ulëritë me sa zë që kishte. Dafina nuk u durua, u ngritë dhe vrapoi drejtë nënës për ta ndihmuar, mirëpo këtë gjë nuk arriti sepse i njëjti ushtar e kapi për flokësh dhe më nuk mund të luante nga vendi. Këmbët e holla nga frika i dridheshin dhe filloi të qante. Ushtari vazhdon me vrazhdësin e tij, duke ia vënë automatikun në gushë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat