Fjala Dieta, a rrjedh nga gjuha shqipe?!

Kultura

Fjala Dieta, a rrjedh nga gjuha shqipe?!

Nga: Agron Dalipaj Më: 18 tetor 2022 Në ora: 19:32
Foto ilustruese për një ushqim dietal

DIET/Ë,~A. Fjalë e shumë gjuhëve që i dihet kuptimi, por nuk i gjendet origjina dhe e mbetur pa etimologji.

Te "il nuovo etimologico" f. 462 e sjellin si të prejardhur nga greqishtja dhe Babinjioti (ELNEG 369) e sjell të prejardhur nga latinishtja e askush, përveç kuptimit, nuk është në gjendje të japë një etimologji. Ende nuk kanë rënë dakord se kujt gjuhe i takon fjala (latinishtes apo greqishtes) dhe askush nuk e pranon për të vetën. Kuptimi, që kanë rënë dakord se përcjell fjala dietë, është 'mënyrë jetese'.

Etnicitetin gjuhësor të fjalës e përcakton etimologjia e saj dhe fjala dietë jep nëpërmjet shqipes dy pozime etimologjike:

1. DIETË = DIJETË = DI JETË = me dit si mund të jetohet dhe ky pozim harmonizohet me kuptimin që i japin fjalës si "mënyrë e të jetuarit".

Duket se bashkimi brenda fjalës i zanores -i- me gjysmë zanoren -j- (e djelë : e dielë) e që janë rotative me njëra tjetrën, ka sjellë reduktimin e njërës dhe nga [di jetën] dha [di-etën] > dietën.

2. Pozimi tjetër ka të bëjë me mënyrën e të të ushqyerit dhe mund të hamendësojmë nga trajta e shquar (dieta) një pozim interesant që na del nëpërmjet rotacionit të njohur t:th (si te Teodor : Theodhor):

DIETA =

DIETHA =

DIE'T'HA = DIJE Të HA(më) = të kesh dijet e duhura se si mund të hash shëndetshëm = die-t'ha > die-tha > dieta.

Gjithsesi, për sa askush deri më sot nuk ka mundur ta zbërthejë fjalën në kuptime më të vogla, shqipja mundet ta pretendojë si të sajën deri sa dikush të sjellë një etimologji më bindëse se sa shqipja jep. Ne dimë se fjala dhe çdo fjalë ka atë etnicitet gjuhësor që ka dhe gjuha që motivon etimologjikisht fjalën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat