Ëndrra si dramë

Kultura

Ëndrra si dramë

Nga: Xhevat Dajaku Më: 19 tetor 2022 Në ora: 17:26
Portret i Besim Dajakut, ish-truproja i presidentit Rugova, i vrarë në atentat 21 vjet më parë

Rri mëndje mos ikë, mos u tret,

Më rri në kokë kur t'më merr gjumi,

Në buzë t'përmbytjes, ai vjen e më flet,

Më flet pranë zemre rrjedhshëm si lumi!

 

Se si vjen një zë bashkë me një dritë!...

Bardhësi magjepse që shfaqet rrëmbyer,

Fluturoj në ëndrra si pendël që ikë,

Që ikë përmbi male nga era mbërthyer!

 

Ashtu rrotullohem, ngjitem e ngjitem,

Si pendla hiç fare peshën se ndjej,

S'më duhet të eci as të përpëlitem,

Si një rreze dielli thellësive andej!

 

Herë vetull hënës e herë tjetërkund,

Ndalemi e flasim e hjekum mall,

N'bisedat tona që nuk kanë fund!...

Për ditën e kobshme flasim shumë rrallë!

 

Më pyet për nënën për vëllezër e motra,

Një ankth i tmerrshëm në gjoks m ‘shtrëngon,

Mundohem të flas për gjëra te kota,

Por toka e din sa shumë na mungon!

 

Zbrazësin e madhe që po më vret,

Me atë shikim t'hyjshëm ashtu si e ke,

Ashtu si e kishe çdo gjë te vërtet,

Në thellësitë e syve s'ma lënë as një re!

 

Dashuri më mbushe dhe bëhem me peshë,

Pesha më shtohet ndoshta sa një mal,

Ndarja vjen pa prit sikur biejnë rrufetë,

Shpesh i lutem ëndrrës kohë që t'na fal!

 

Trishtimi i ndarjes për çdo natë më ndjek,

I bardhi Besim o zëmër madhështor!

Për çdo natë ëndrrat na lënë me u përpjek!

Por s'na lanë të piqemi njerëzit mizor!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat