Manifesta hulumton zgjerimin e formatit ekspozues tradicional të bienaleve

Kultura

Manifesta hulumton zgjerimin e formatit ekspozues tradicional të bienaleve

Më: 20 tetor 2022 Në ora: 06:06
Manifesta

Me rastin e konferencës dhe Asemblesë së Përgjithshme të nëntë të International Biennial Association (IBA), Manifesta organizon një konferencë dy ditore që do të hulumtojë në zgjerimin e formatit ekspozues tradicional të bienaleve, do të adresojë bienalet bashkëkohore si mjete për zhvillim edukativ, kulturor dhe shoqëror me fokus në qasjen e orientimit nga komunitetet.  

Një sërë profesionistësh dhe ligjërues të njohur të botës së artit do të prezantojnë perspektivat e tyre të ndryshme.

Ndërsa do të diskutojnë kolektivisht për modele të reja për bienalet në zona dhe kohë të konfliktit apo të pas-konfliktit.

Konferenca do të mbahet në Kino ARMATA dhe është e hapur për të gjithë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat